>
LETERSISHQIP

Amanet

..qetësohu të lutem, ngadal, ndëgjohet,
Vajtimet janë, vijnë afër shpellës së vuajtjeve,
Kujdes, sheh dritën e zymtë,
Varrosur janë, aty martirët tonë.

Është fillim pranvere, ata zgjohen,
Kur ulërojnë si ujqërit, qiejt çahen,
Lartë tek burimi i Shpresës,
Shumëherë, gjak rrjedhë natën.

Hesht..po, sërish tani edhe toka dridhet,
Janë heronjtë, tentojnë të dalin,
Aty, në sipërfaqe buzë lumit,
Vrarë, janë nga dora e anmikut.

Kujtojnë, fjalën e fundit të lënë,
Nuk do prehem qetë në altarin e vdekjes,
Thënë kanë, hallall ju kjoftë gjaku,
Vetëm atëherë, kur shqiptaria gëzon lirinë.

Janë fjalë burrëror, qëndrim që obligon,
Ata, shkrepur kanë plumba shumë,
Larë me gjak, armikun shekullor,
Gjoks, kurrë nuk kanë rrahur luftëtarët tonë.

Thojnë.. qetësuar nuk do jemi në varrin e ftohtë,
Ftojmë bujarinë, fisnikërinë kombëtar,
Zgjohuni, kurrë të falur nuk do jeni,
Kohën e kaluar në fshehtësinë e brishtë.

Klithni në gjumë, mundimet vazhdojnë,
Dijen, pakursyer derdhni në fron,
Le të rrjedhin lotët, tek ujëvarja e besës,
Bashkohuni nën një flamur, gëzoni ilirinë.

Shikjoni, ecin hijet, në ndërgjegje trokasin,
Pyesin ...vallë ç’pritni? ç’ndodhë me ju?
Larë do keni gjakun tonë të njomë,
Vetëm atëherë, kur e përmbushni amanetin.