Unikkatil, Ngjyrat E Duhura
12-07-2012
Nuk është kënga e Medës dhe Sinan Hoxhës. Nuk është as kënga himn e realizuar nga Top Channel. Është kënga e re e lansuar nga reperi më i madh shqiptar i të gjitha kohërave, e titulluar "Kuq e Zi", ajo që po merr primatin në top listat ndërkombëtare.
Unikkatili e lansoi himnin e tij shqiptar në një tekst të jashtëzakonshëm, ku ndërthurret historia dhe aktualiteti i hidhur politik, ndërsa "Kuq e Zi" është pritur jashtëzakonisht mirë nga njerëzit.
Mbi 5000 komente ka marrë kënga që në 30 minutat e para të lansimit, teksa pa u bërë 24 orë ka marrë primatin në top listën e YouTube për këngët më të komentuara në botë me rreth 30 mijë komente.
Pos që është në vendin e parë në këngët më të komentuara në botë gjatë ditës, kënga është në Top 5 të këngëve më të komentuara gjatë gjithë javës, duke qenë në një mes edhe me artistë si Katy Perry që pak kohë më parë lansoi klipin "Wide Awake" e që ka 90 mijë komente.
Reperi më i madh shqiptare i të gjitha kohërave, Unikkatili, do të mbajë koncertin e tij të parë dhe të fundit në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës të dielën, ndërsa biletat për këtë ngjarje të pa përsëritshme janë në shitje vetëm edhe dy ditë dhe numri është i kufizuar, gjithnjë sipas kompanisë POWOW Entertainment.
(Telegrafi)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 0