>
BIOSHQIP

Unikkatil, Së Shpejti Me Këngë Të Re

19-11-2012
Një prej reperëve më të suksesshëm shqiptar, Rebeli i njohur si Unikkatili , do të lansojë shumë shpejt këngën e tij të re, e cila pritet të jetë prej hiteve më të mëdha në karrierën e tij. Telegrafi ekskluzivisht mund të zbulojë nga burimet e afërta me reperin legjendar shqiptar se ai tashmë është duke punuar në këngë të reja. "Viktori (Unikkatili) i është kthyer studios. Ai ka pushuar një kohë pas koncertit të mbajtur në Prishtinë. Tani e ka marrë shumë seriozisht punën për përfundimin e albumit, por para kësaj ka kohë, pasi që pritet të vijë një këngë e re nga Rebeli". "Kënga do të jetë e jashtëzakonshme. Një prej më të mirave në gjithë karrierën e tij. Do të jetë dicka e ngjashme si kënga "Krejt Hajvan", por më shumë nuk mund të zbuloj rreth kësaj", ka deklaruar ky burim për Telegrafin. Mbetet të shihet nëse menaxhmenti i Unikkatilit do të konfirmojë lajmin apo edhe vet reperi do ta demantojë një gjë të tillë. Viktor Paloka është një prej artistëve më të mëdhenj në historinë e muzikës shqiptare, ndërsa vlen të përmendet koncerti i mbajtur në korrik të këtij viti, kur në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës ai mblodhi hiç më pak se 25 mijë persona dhe ku shpalosi flamurin kombëtar në skenë për nderë të 100 vjetorit të shtetësisë së Shqipërisë etnike.
(Telegrafi)

Unikkatil, Së Shpejti Me Këngë Të Re