teksteSHQIP.com
TeksteShqip Mobile Version

VACE ZELA :: BIOGRAFIA





1


Zgjidhni me sa yje do votoni
  Mesatarja:  4.9 / Votuan:  191


Tags: Vace Zela, Vace Zela

Vaēe Zela, (1939-2014) artiste e popullit dhe kėngėtare me famė tė madhe gjatė periudhės sė diktaturės komuniste. U zbulua rastėsisht nė moshė tė re nė Lushnjė. Kishte njė zė tė jashtėzakonshėm. Kėngėt e saj nė vite mbeten popullore dhe tė preferuara nga publiku. Vaēe Zela mbetet "Zėri" i jashtėzakonshėm qė mbushte me energji skenat shqiptare. Mori pjesė nė tė gjitha festivalet e muzikės nė radio dhe mė vonė nė radio televizion, qė prej organizimit tė parė, nė vitin 1962 dhe deri nė vitin 1981, kur u largua nga skena si fituese e ēmimit tė parė me kėngėn "Komunistėt" (dubluar nga Marina Grabovari). Vaēe Zela ka njė kontribut tė rėndėsishėm edhe nė muzikėn e filmit nė tė cilin ka interpretuar shumė kėngė pjesė e muzikės sė filmave. Ajo ėshtė nderuar me Urdhrin "Nderi i Kombit" nga presidenti Alfred Moisiu.

Festivalet
Nė ka njė artist, qė emri i tij tė identifikohet me festivalet e kėngės, pa asnjė dyshim, ai ėshtė emri i Vaēe Zelės.
Ajo ishte dhe do mbetet kėngėtarja mė e madhe e muzikės sonė tė lehtė. Vaēe Zela u rrit dhe u kurorėzua mbretėreshė e kėngės shqiptare, pėr mėse dy dekada rresht, duke korrur plot 12 ēmime tė para, njė rekord i paarritur pėr tė gjitha kohėt.
Vaēe Zela ėshtė fituesja e parė e Festivalit tė parė. Me kėngėn “Fėmija i parė”, ajo dėshmoi se njė idhull i muzikės po lindte atė mbrėmje tė 26 dhjetorit tė vitit 1962.
Atėherė ishte njė vajzė e re, vetėm 23 vjeē. “Kisha ndrojtje ta kėndoja atė kėngė. Kisha frikė ta kėndoja se isha e pamartuar dhe si mund t’i kėndoja lindjes sė fėmijės sė parė?”, kujton kėngėtarja nga festivali i parė. Sot duket paradoksale, por Vaēen nuk donin ta pranonin nė festival. Ishte frika mos bėnte dallime tė dukshme me kėngėtarėt e tjerė, jo aq tė njohur nė interpretimin e kėngės. Megjithatė festivalet rrodhėn njėri pas tjetrit, nga viti nė vit dhe Vaēja ishte gjithnjė prezente me zėrin e saj. Kėngė si “Djaloshi dhe shiu”, “Lemza”, “Sot jam 20 vjeē”, “Valsi i lumturisė”, “Mesnatė”, “Gjurmė tė arta”, “Kėnga e gjyshes”, “Tė lumtur tė dua”, “Nėnė moj do pres gėrshetin”, “Gonxhe nė pemėn e lirisė”, “Shoqet tana ilegale”, etj, kanė ngelur nė fondin e artė tė muzikės shqiptare.

Fillimet
Siē ka thėnė edhe vetė kėngėtarja, ajo “ka lindur nė njė familje ku kėnga ishte ulur kėmbėkryq nė shpirtrat e tė gjithėve”. Tė parėt qė zbuluan talentin e Vaēes ishin mėsuesit e shkollės 7-vjeēare. Ajo nuk ishte e talentuar vetėm nė muzikė por kishte talent edhe nė pikturė e teatėr.
Ishte dhjetė vjeē kur nisi tė kėndonte vetė tė gjitha ato kėngė myzeqare qė kishte dėgjuar nėpėr shtėpi nga e ėma dhe nga tė gjithė pjesėtarėt e tjerė tė fisit, tė cilėt ishin qejflinj tė muzikės. Nė ēezmėn e njė prej lagjeve tė Lushnjės ajo do mahniste tė tjerėt me zėrin e saj, ndėrsa kėndonte krejt shkujdesur.
Vaēja ishte nxėnėse shkolle, atėherė kur veshi njė fustan tė bardhė nusėrie tė sajuar me dorė, e doli me tė nė njė koncert shkolle. Shpejt ajo u bė artistja e vogėl e qytetit myzeqar.
Tė gjithė besonin se ajo do tė bėhej njė artiste e madhe, megjithėse prindėrve tė saj nuk u pėlqente shumė ideja qė vajza e tyre tė merrte njė udhė tė tillė. Megjithėse asnjėherė nuk u pėrpoqėn ta ndalnin Vaēen nga pasioni i saj.
Kėshtu vajza u nis drejt Liceut Artistik tė Tiranės, pėr tė plotėsuar dėshirėn qė e mbante mbėrthyer fort. I ngjiti shkallėt e asaj shkolle me shumė ndrojtje, ndėrsa nė duar shtrėngonte njė valixhe tė vogėl mbushur me plaēka. Por nuk qe e thėnė. Nuk ia dhanė tė drejtėn pėr ta filluar atė shkollė. Mė pas do t'i kthehej edhe njė herė Tiranės, pėr tė provuar shansin nė dyert e ndonjė gjimnazi. Ndėrsa nisi studimet nė shkollėn "Qemal Stafa" nisi tė mėsojė edhe kitarėn, e cila mė pas u bė pjesė e pandarė e jetės sė saj.
Njė mikja e Vaēes, Violeta Librazhdi, shoqe e shkollės dhe e gjithė jetės sė kėngėtares sė madhe, ka shkruar njė libėr mjaft interesant kushtuar kėngėtares.
“Kujtoj ditėt kur pėr herė tė parė pashė Vaēen me njė kitarė nė duar, me tė cilėn ajo kėndoi gjatė nė dhomėn e saj, kėngė qė nuk mundej t’i kėndonte dot nė skenė. Ishin kėngė spanjolle, italiane e amerikane qė i kishte mėsuar “vjedhurazi” nga radio. Pas dritares sė shtėpisė ishin mbledhur me dhjetėra njerėz dhe dėgjonin vajzėn qė kėndonte aq ėmbėl. Vonė e kishin kuptuar se tė tjerėt ishin ngulur pas dritares. Ne nisėm tė qeshnim, ndėrsa njerėzit duartrokisnin pa pushim. Pak kohė pas kėtij “koncerti” tė thjeshtė, nė rrugėt e Tiranės do tė ngjiteshin afishet “Kėndon Vaēe Zela”…e kėshtu pas kėsaj shfaqej ēdo herė nė skenat e Tiranės e jashtė saj”.
Ishte kjo kitarė me tė cilėn kohė mė pas ajo fitoi dhe tė drejtėn e studimit nė degėn e dramės, tė cilėn nuk e ēoi dot deri nė fund, pasi u mor mė shumė me pasionin e fėmijėrisė sė saj, kėngėn.

Karriera
U emėrua fillimisht kėngėtare nė Estradėn e Ushtrisė, mė pas nė atė tė Shtetit dhe sė fundmi nė Ansamblin e Kėngėve dhe Valleve Popullore. Kėngėt e bukura tė vendlindjes gjetėn te Vaēja njė interpretuese tė madhe. Kudo ku dha shfaqje, nė qytete e fshatra, apo edhe jashtė shtetit, ajo u mirėprit pėr zėrin e bukur dhe melodioz. Jo mė kot u quajt “Bilbili i Myzeqesė”, por shumė shpejt u bė i gjithė Shqipėrisė, sepse kėndoi me tė njėjtėn dashuri e pasion kėngėn e tė gjitha krahinave tė vendit.
Nė ēdo sukses tė merituar qė ka pasur Ansambli i Kėngėve dhe Valleve popullore jashtė shtetit, si nė Francė, Greqi, Itali, Turqi, Zvicėr e gjetkė, kėngėtarja e shquar Vaēe Zela bėri pėr vete njė publik mjaft tė gjerė. Shtypi i kėtyre vendeve e ka vlerėsuar mjaft lart.
Kalimi nga muzika popullore nė muzikėn e lehtė qe i natyrshėm.
Repertori i saj ėshtė shumė i pasur, numėrohen me dhjetėra kėngė popullore, tė lehta, kantata, balada, etj.
Ajo ka njė kontribut tė rėndėsishėm edhe nė muzikėn e filmit, ku ka interpretuar shumė kėngė, si pjesė e muzikės sė filmave.
Njė karrierė qė u ndėrpre nė vitin 1991, vit qė shėnon edhe ngjitjen e fundit nė skenė pėr tė, pikėrisht nė Zvicėr, nė njė koncert pėr shqiptarėt qė jetonin atje.
Vaēe Zela, ėshtė konsideruar nga tė gjithė brezat, si meteori i fatit qė i ra pėr pjesė Shqipėrisė, nė vitet e zymta tė diktaturės. Atėherė kur Shqipėria kishte vetėm errėsirė, kėngėt e Vaēe Zelės i kėnduan dritės.
Vaēe Zela kishte aftėsi tė jashtėzakonshme pėr ta pėrvetėsuar dhe riprodhuar ēdo melodi, qoftė edhe me njėherė tė dėgjuar nga radioja. Ajo kishte aftėsinė pėr ta bėrė kėngėn tė prekshme pėr ēdo mjedis dhe arrinte tė ruante besnikėrinė ndaj nuancave, qofshin ato dhe nga tradita e popujve tė tjerė. Qenė kėto vite kur njerėzit mezi siguronin bukėn dhe rrobėn e varfėr tė trupit, ndėrsa, sipas rrėfimit tė mikes sė saj, “kėngėtaren italianėt e kėrkonin ta blinin me shifra marramendėse, ndėrkohė qė shteti e dėnonte me “lirinė” e tė kėnduarit vetėm brenda kufijve shtetėrorė. Njerėzit e donin Vaēe Zelėn. Afishet kudo reklamonin emrin e saj, ndėrsa biletat shiteshin sa hap e mbyll sytė.

Njė kėngė pėr Vaēe Zelėn
Ishte viti 1993 kur kėngėtari nga Kosova Naim Krasniqi do tė kėndonte nė skenėn e festivalit tė 32-tė tė kėngės, njė kėngė kushtuar kėngėtares sė madhe. Kėnga mbante titulli “Jetėn ma dhurove” dhe vargjet e saj ishin vėrtet emocionuese. (Na fale shpirtin e njomė, kėngėn na fale/ Nga skena jehonte aj’ zį nė fush’ e male/ Ooo Vaēe Zela k’saj toke tė plaguar/Jetė i dhurove, e mbajte tė zgjuar.)
Qė nga festivali i 19-tė, kur kėndoi dhe si pėrherė shkėlqeu dhe u vlerėsua me ēmimin e parė pėr kėngėn “Shoqet tona ilegale”, Vaēe Zela i kishte munguar skenės sė festivale. Dhe publiku kishte mall pėr tė, pėr praninė e saj. E ja tani, ajo sėrish ndodhej nė njė sallė festivali, vėrtet si spektatore, por ishte aty. U mallėngjye, nuk e priste t'i bėhej njė nder i tillė. Njė kėngė kushtuar asaj. U mallėngjye edhe krejt publiku nė sallė. Ovacionet pėr kėngėtaren nuk pushonin. Ndėrkohė qė dridhėrima zemre pėrjetonin miliona shqiptarė nėpėr botė qė ndiqnin nga ekranet festivalin e kėngės. Prania e Vaēe Zelės nė njė festival, qoftė edhe me njė kėngė kushtuar asaj, kur ajo prej vitesh, qė nga festivali i parė kishte qenė zonjė e festivaleve dhe kėngės shqiptare, mjaftonte si fakt qė shqiptarėt ta ndienin edhe njė herė praninė e “mbretėreshės”.
Rasti i fundit i pranisė sė saj nė atmosferėn e festivalit ishte viti 1999. Festivali i 38-tė i kėngės. E ftuan nga Zvicra si kryetare e jurisė, ku jetonte prej vitesh dhe kurohej pėr sėmundjen e saj, megjithėse mjekėt e kėshilluan tė mos udhėtonte ajo nuk donte tė humbiste emocionet e festivalit. Po aty e nderuan me ēmimin “Mjeshtre e Madhe e Punės”.

Ēmimet
Ėshtė pėrfshirė nė librin e 500 personaliteteve me mė shumė influencė nė botė, e vetmja shqiptare qė mori kėtė ēmim nga Instituti i Biografive nė Amerikė. Nė Paris ėshtė krahasuar me Edith Piaf, ndėrsa nė Itali me kėngėtaren e madhe, Mina. Ēmimet nė adresė tė artistes janė tė panumėrta. “Artiste e merituar”, nė vitin 1973, “Artiste e Popullit”, nė 1977, “Mjeshtre e madhe e punės”, “Qytetare Nderi e Lushnjes”, deri te ēmimi mė i lartė, “Nderi Kombit”.
Kėngėt e saj kėndohen vazhdimisht nga brezat e rinj tė kėngėtarėve, por janė tė pakrahasueshėm gjithsesi me atė vokal, qė vetėm Vaēe e kishte. Artistja thotė se ndihet mirė sa herė qė nė Shqipėri dikush kujtohet dhe vlerėson punėn e saj. Ėshtė emocionuar gjithmonė edhe pse nė tė shumtėn e rasteve ēmimet i janė dhėnė nė mungesė tė saj.
Ēmime tė rėndėsishme kėngėtarja ka marrė edhe jashtė territorit tė Shqipėrisė. Vaēe Zela ėshtė nderuar me “Diskun e Artė” nga Amerika pėr “kontribut nė shoqėri nė vitin ‘97”, ėshtė zgjedhur “Gruaja e vitit ’97-’98” nė Cambridge tė Anglisė, “Mikrofoni i Artė” nga Ministria e Kulturės e Kosovės, etj. I fundit ēmim pėr Vaēe Zelėn ėshtė “Ēmimi i madh special pėr legjendėn e kėngės”, nė 45-vjetorin e Festivalit nė RTSH. Ky vlerėsim iu bė kėngėtares sė njohur shqiptare nė natėn Gala, tė organizuar nė ambientet e Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit vetėm pak ditė pėrpara se tė niste Festivali nė Radio Televizion, i cili numėron njė numėr rekord prej 20 festivalesh. Ēmimi i ėshtė akorduar kėngėtares pėr kontributin e veēantė tė dhėnė pėr muzikėn shqiptare dhe pėr pjesėmarrjet e veēanta qysh nė vitet e para tė organizimit tė kėtij festivali, nė tė cilin artistja ka rrėmbyer edhe mjaft ēmime.

Histori personale
Njė histori e bukur e dashurisė, fejesės dhe martesės. Lindja e njė vajze tė mbarė dhe njė jetė e tėrė mes pėrkushtimit ndaj kėngės dhe familjes sė saj. Kjo ka qenė jeta e artistes sė madhe, njė jetė e bukur dhe e mbushur me emocion, deri para 10 vitesh kur ajo do tė sėmurej rėndė. Ishte nisur pėr tė vizituar vajzėn e saj Irma qė jetonte nė Zvicėr, kur nuk ėshtė ndjerė mirė dhe pikėrisht nė kėtė kohė ka nisur kalvari i saj i dhembjes. Dy operacione tė njėpasnjėshėm, mjekime tė pėrditshme, kohė e tėrė e shkuar nėpėr spitale, pėrmirėsime apo kthime prapa.


» Dėrgo Korrigjime »





PJESEMARRJA NE FESTIVALE





VACE ZELA :: NEWS




VACE ZELA :: KOMENTE



Gėzuar Ditelindjen
SHUMĖ URIME
PĖR JU        
Muaad 23 vjeē
Alfred Meēo 38 vjeē

Votimi i Javes
   28 Korrik - 3 Gusht 2014

Kush Do Dominoje Kete Vit?

  Gold Ag

  Ghetto

  Noizy

  Unikkatil

  2po2

  D.U.D.A

Votimi i Javes

Qendra e Dobesimit EquiLybra