>
BIOSHQIP
Biografia
Falë zërit të ëmbël me një shtrirje të madhe dhe me ngjyrë të veçantë por edhe vullnetit të madh për të krijuar gjëra të bukura këngëtarja Vesa Luma arriti të pushtojë zemrat e muzikëdashësve të të gjitha gjeneratave të cilët e admirojnë pa masë. Me një natyrë të butë dhe fytyrë engjëllore, sa herë që paraqitet në skenë ajo krijon një atmosferë elektrizuese duke arritur ta ngrijë në këmbë të gjithë publikun. Tanimë jemi mësuar ta gjejmë gjithmonë nëpër vendet e para të toplistave vendore duke lënë pas vetës shumë këngëtarë të tjerë të njohur. Fansat e saj e adhurojnë pa masë sepse është një vajzë komunikative, e çiltër, e sinqertë, dhe në të njëjtën kohë është këmbënguleëe dhe shumë ambicioze. Vesa Luma rrjedh nga nje familje intelektualesh. Pasionin dhe talentin e ka te trasheguar nga nena e saj, ndersa per here te pare ka kenduar ne moshen 5 vjecare ne "Akordet e Kosoves| bashke me grupin per femije "Xixellonjat", duke e filluar keshtu mbare karrieren e saj solistike. Vesa ka mbaruar shkollen e ulet te muzikes per flaut, ndersa ka vazhduar shkollen e mesme te muzikes "Prenk Jakova" ne Prishtine, dega e solo kendimit. Ndersa eshte diplomuar ne Univerzitetin AAB (dega komunikim masiv dhe gazetari). Te njejten kohe Vesa ka punuar rreth 7 vite ne mediumin publik RTK si gazetare - prezantuese. Talenti i saj per muzike eshte vecuar gjate audicionit shume te njohur shqiptare "Ethet e se premtes mbrema" ku Vesa arriti te jete finaliste e ketij spektakli, fale talentit dhe zerit te saj shume te vleresuar nga kompozitoret dhe muzicientet me te njohur ne Shqiperi. Pas ketij suksesi ajo ka vazhuar karrieren e saj solistike, duke rrembyer shume çmime ne festivalet me te njohura shqiptare dhe duke u dekoruar me shume epitete. Vesa Luma perveq koncerteve te shumta te saja solistike, ka qene pjesemarrse e çdo koncerti humanitare ne Kosove ndaj dhe eshte shpallur nga Ministria e Kultures (Departamenti I Rinise) si “Ambasadore e Vullnetit te Mire”. Fale talentit, personaliteti te thjesht dhe punes se saj te madhe, Vesa Luma eshte gjithashtu imazh publicitar i dy kompanive me te medha ne Kosove dhe Shqiperi Ipko - Digitalb.

PASAPORTA:
Gjatësia: 1.68m
Pesha: 59 kg
Ngjyra e syve: E kaftë
Ngjyra e flokëve: Gështenjë
Ushqimi i preferuar: Peshku në Zgarë
Këngëtarja e preferuar: Lauryn Hill, Sting
Filmi i preferuar: "Be cool"
Aktori i preferuar: Keanu Reeves
Vendi i preferuar për dalje: Vendet e qeta
Pija e preferuar: Vera e kuqe
Ngjyra e preferuar: E kuqe e mbyllur, E kaltërta
Okupimi momental: Gazetare Prezantuese, këngëtare
Talenti sekret: Vallëzimi oriental
Stina e preferuar: Vera
Hobi: Shkrimet
Sporti i preferuar: Kalërimi dhe noti
Sportisti i preferuar: Roger Federer
Moto e jetës: "Që të arrish deri te suksesi nuk është vështirë por që ta mbash atë është vështirë".
Stili i veshjes: Kryesisht sportiv gjatë ditës ndërsa në mbrëmje elegant.
Stina e preferuar: Vera
Kompozitori i preferuar: Florent Boshnjaku, Flori, Ilir Tolaj
Menaxheri: Më ndihmon shumë motra ime Mjellma.

Kenget e Veses jane pothuajse te gjitha hite te shitura ne shume kopje dhe Vesa eshte paraqitur edhe ne shume festivale.

Në vitin 2004, Vesa Luma merr pjesë në Ethet E Së Premtes 2.

Në Dhjetor 2004, Vesa Luma, Rona Nishliu & Teuta Kurti marrin pjesë në Festivali i 43-të në RTSH me këngën "Flakaresha".

Në Prill 2007, Vesa Luma merr pjesë në VFM 2007 me këngën "Jemi Dhe S'jemi" dhe arriti te triumfoje dhe te fitojë çmimin "Best All". Kenga e saj "Jemi dhe s'jemi" eshte nder hitet e saja me te medha, kenge e degjuar jo vetem ne Kosove e Shqiperi por ne gjithe Ballkanin.

Në Maj 2007, Vesa Luma merr pjesë në Top Fest 4 me këngën "Luaj", ku pati mjaft sukses madje arriti te rrembeje edhe nje cmim.

Në Dhjetor 2007, Vesa Luma merr pjesë në Festivali i 46-të në RTSH me këngën "Nje Nate Per Mua".

Më datë 24 Dhjetor 2007, Vesa Luma publikon videoklipin "Ex Relax", në bashkëpunim me Gentz Prelvukaj. Me këtë këngë, Vesa Luma merr pjesë në VFM 2008 në vitin 2008.

Në Maj 2008, Vesa Luma merr pjesë në Top Fest 5 me këngën "Edhe Per Mu Do Te Ket Nje Zemer".

Më datë 25 Korrik 2008, Vesa Luma publikon videoklipin "Eja", në bashkëpunim me Turjan Hyska.

Më datë 7 Gusht 2008, Vesa Luma publikon videoklipin "Ik Kur Te Le Un". Me këtë këngë, Vesa Luma merr pjesë në Zhurma Show 2008 në vitin 2008.

Në vitin 2008, Vesa Luma publikon albumin "Të Kam Dashur Shumë", i cili perfshiu gjithsej 8 këngë..

Në Dhjetor 2009, Vesa Luma merr pjesë në Zhurma Show 2009 me këngën "Aj Aj (remix)", në bashkëpunim me Dj Blunt & Real 1 dhe qe triumfon si "Videoklipi më i mirë Pop & Rnb duet".

Në Maj 2010, Vesa Luma merr pjesë në VFM 2010 me këngën "Edhe Nje Fundvit". Ky videoklip u nominua per cmimin "Best Video" edhe në "Top Fest 7" në vitin 2010.

Në Maj 2010, Vesa Luma merr pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 9 me këngën "Edhe Nje Fundvit".

Në vitin 2010 ajo nxjerr nje superhit nje kenge dance e cila cilesohet si nje nga kenget me te bukura te Veses pra behet fjale per kengen "Amanet", nje videoklip ky i xhiruar nga "EnterMedia".

Në Dhjetor 2010, Vesa Luma merr pjesë në Zhurma Show 2010 me këngën "Amanet".

Në Nëntor 2010, Vesa Luma merr pjesë në Kënga Magjike 2010 me këngën "Vetem", një këngë shumë e bukur kjo e cila pati mjaft sukses pasi qe ajo arriti të fitojë "Cmimin e Produksionit" si dhe u vjeresua me 459 pikë votuar nga vetë artistët e ketij festivali duke zënë vendin e 6-shtë.

Në vitin 2010, Vesa Luma publikon albumin "Amanet (Ep)".

Në vitin 2011, Vesa Luma publikon nje tjeter hit "Ti po don" nje kenge e cila pelqehet mjaft shume si dhe mori shume klikime ne youtube. Ajo mori pjesë në "Dancing with the stars Albania" ku arriti deri në natën e 8-të.

Në Qershor 2012, Vesa Luma merr pjesë në VFM 2012 me këngën "Boom", në bashkëpunim me Big Basta, nje kenge kjo e cila shoqerohet edhe me nje videoklip nga "Urban Graphics" qe arrin te triumfojë si "Videoklipi më i mirë Best Rnb". Po ashtu ne kete vit ajo ishte edhe pjese e jurise se talento show "X Factor Albania" ku kishte per detyrë të trajnonte grupin e mbi 23 vjçarëve.

Në Tetor 2012, Vesa Luma merr pjesë në Zhurma Show 2012 me këngën "Boom", në bashkëpunim me Big Basta.

Më datë 15 Dhjetor 2012, Klan Kosova & Friends publikojnë videoklipin "Ne Kemi Një Vend".

Në Dhjetor 2012, Vesa Luma merr pjesë në Festivali i 51-të në RTSH me këngën "S'jam Perfekt".

Më datë 28 Shkurt 2013, RTV21 Stars publikon videoklipin "Vendi Im".

Më datë 11 Mars 2013, Vesa Luma publikon videoklipin "24 Orë". Videoklipi u prodhua nga Urban Graphics. Me këtë këngë, Vesa Luma u paraqit në këto festivale: SVFM 2013 (2013), Netët E Klipit Shqiptar 12 (2013).

Më datë 21 Korrik 2013, Vesa Luma publikon videoklipin "Nuk Do Flejme", në bashkëpunim me Big Basta. Videoklipi u prodhua nga Urban Graphics. Me këtë këngë, Vesa Luma merr pjesë në Zhurma Show 2013 në vitin 2013.

Në Qershor 2014, Vesa Luma merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 13 me këngën "I Ndaluar".

Në Qershor 2014, Vesa Luma merr pjesë në SVFM 2014 me këngën "I Ndaluar".

Në vitin 2013, Vesa Luma publikon albumin "Pop Cult".

Më datë 13 Mars 2015, Vesa Luma publikon videoklipin "T'kan Fol Keq Per Mu". Muzika e këngës u punua nga Big Basta, teksti u shkrua nga vetë Vesa Luma, ndërsa për orkestrimin u kujdes Shpëtim Saraçi. Videoklipi u prodhua nga Fab3 Productions. Me këtë këngë, Vesa Luma merr pjesë në Zhurma Show 2015 në vitin 2015.

Më datë 21 Shtator 2016, Mr Rez publikojnë videoklipin "Inna Di Dance (Remix)", në bashkëpunim me Vesa Luma & Big Basta.

Më datë 24 Shkurt 2017, Vesa Luma publikon videoklipin "Prishtina". Muzika e këngës u punua nga Big Basta, teksti u shkrua nga vetë Vesa Luma. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 13 Maj 2017, Vesa Luma publikon videoklipin "Ti Zemra Ime", në bashkëpunim me Ervin Gonxhi. Muzika e këngës u punua nga Ervin Gonxhi, teksti u shkrua nga Big Basta, Vesa Luma. Videoklipi u prodhua nga Black Fish Entertainment.

Më datë 16 Mars 2019, Denik Prizreni & Vesa Luma publikojnë videoklipin "S'paska Qenë E Shkrume". Muzika e këngës u punua nga Ilir Tolaj, teksti u shkrua nga Big Basta, ndërsa për orkestrimin u kujdes Ilir Tolaj. Videoklipi u prodhua nga kompania Black Fish Entertainment, ndërsa miksimi dhe masterizimi i është besuar Florent Boshnjakut. Në baladën që vjen e interpretuar mirë nga dy këngëtarët, është përfshirë edhe Astrit Stafa, i cili ka luajtur në instrumentin e buzukut.

Në Dhjetor 2023, Big Basta & Vesa Luma marrin pjesë në Festivali I 62-Të Në Rtsh me këngën "Mbinatyrale".
DËRGOI: