TEKSTESHQIP

Vullnet Ibraimi
I Vetëm
Lyrics

Nuk di nëse vërtetë kam ftohtë,
ndoshta fryma ime më mban ngrohtë.
Mes një dimri që po më rrethon,
e ndjej se ka diçka që jo nuk shkon.

Jam i vetëm në këtë stuhi,
dhe nata po më zëëë,
sa dhe lotin tim nuk di ku do e lë.
Do e mbaj në sy mos më pikojë,
nëse nuk fillon shi,
nga i ftohti nëpër faqeee do më ngrijë.
Nëse më ndodh do të ngrij dhe, mua s'do më trembë.
Jam mësuar me këtë dhimbje që më dhemb.
Ajo që sonte do dojë sikur të isha me ty.
Të paktën të kalonim edhe këtë stuhi!
Të dy...të dy... të dyyy

Jam i vetëm në këtë stuhi,
dhe nata po më zëëë,
sa dhe lotin tim nuk di ku do e lë.
Do e mbaj në sy mos më pikojë,
nëse nuk fillon shi,
nga i ftohti nëpër faqeee do më ngrijë.
Nëse më ndodh do të ngrij dhe, mua s'do më trembë.
Jam mësuar me këtë dhimbje që më dhemb.
Ajo që sonte do dojë sikur të isha me ty.
Të paktën të kalonim edhe këtë stuhi!

Nëse më ndodh do të ngrij dhe, mua s'do më trembë.
Jam mësuar me këtë dhimbje që më dhemb.
Ajo që sonte do dojë sikur të ishe dhe ti.
Të paktën të kalonim edhe këtë stuhi!
Të dyy...të dyy...të dyyy

DËRGOI:
INFO
Më datë 30 Janar 2018, Vullnet Ibraimi publikon videoklipin "I Vetëm" e cila është punuar me muzikë dhe tekst nga vet këngëtari. Ndonëse “I vetëm” në stilin dhe artin të cilin e kultivon, larg komercialitetit dhe vëmendjes në media, kantautori Ibraimi po arrin prapëseprapë që të bëjë të lumtur fansat me muzikën e tij të mirëfilltë. Klipi i këngës sjell një atmosferë të bukur dimërore, me një performancë të veçantë të protagonistëve brenda tij. Ana vizuale e projektit “I vetëm” i është besuar ‘Boen-Production’.