Zambaku I Prizrenit 2015
Interpretuesja, Saranda Aliu, ka marrë tri çmimet kryesore në edicionin e 27-të të festivalit tradicional të këngës së vjetër qytetare "Zambaku i Prizrenit 2015", që u mbajt në këtë qytet. Kënga "Dashuri ku je", kompozuar nga Ylber Asllanaj dhe interpretuar nga Alia me tekst të Shefqet Gjocajt fitoi shpërblimin kryesor “Zambakun e argjendtë”, ndërsa po ashtu mori edhe çmimet "Mikrofonin e artë" dhe çmimin e parë sipas vendimit të jurisë profesionale.
Juria vendin e dytë ia ndau këngës "Pa ty" të kompozuar dhe me tekst të Naim Krasniqit, në interpretim të Neda Gjuriqit, ndërsa vendin e tretë e ndanë këngëtari i komunitetit boshnjak, Shaqir Ahmeti, me këngën "Fshehtësitë e ëmbla të Shatërvanit" dhe këngëtari Drenik Prizreni me këngën " Qyteti i dashurisë".
Pas lufte ky manifestim është organizuar nga Drejtoria për Kulturë e KK-së së Prizrenit, ndërsa është përkrahur edhe nga Ministria e Kulturës.
"Zambaku i Prizrenit" është ngjarja kryesore kulturore në këtë qytet, ndërsa vlerësohet se aktualisht ky është festivali i vetëm i këngës së vjetër qytetare jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë në hapësirën shqiptare. Ky festival është themeluar në vitin 1986 nga institucionet e atëhershme kulturore të Kosovës, subjektet kulturore të Prizrenit, Shoqata e Kompozitorëve të Kosovës dhe produksioni muzikor i ish-Radiotelevizionit të Prishtinës (RTP).
Festivali "Zambaku i Prizrenit", deri më tash ka afirmuar mjaft emra të muzikës së lehtë.
Zambaku I Prizrenit 2015 (Tekste & Video)
- 1SyzezaArdit Tafarshiku(Muz.: Artan Bakija, Tex.: Artan Bakija, Ork.: Valton Beqiri)
- 2Nga Së LarguEgzon Pireci & Majlinda Cikaqi(Muz.: Anida Gjinali, Tex.: Anida Gjinali, Ork.: Besim Berisha)
- 3MallMegi Laska(Muz.: Lejla Agolli, Tex.: Megi Laska, Ork.: Mario Deda)
- 4Ishe VogëlosheYlberina Avdyli(Muz.: Ilir Shaqiri, Tex.: Lasgush Poradeci, Ork.: Valton Beqiri)
- 5Mi Fal LotëtSinera Kubati
- 6Kjo MelodiJehona Lumi(Muz.: Leonard Canhasi, Tex.: Jehona Lumi, Ork.: Leonard Canhasi)
- 7Qyteti I DashurisëDenik Prizreni(Muz.: Astrit Stafai, Tex.: Astrit Stafai, Ork.: Astrit Stafai)
- 8Për TyMajlinda Bajrami(Muz.: Selami Kolonja, Tex.: Selami Kolonja)
- 9Dashuri Ku Je?Saranda Alija(Muz.: Ylber Asllanaj, Ork.: Ylber Asllanaj)
- 10Mos Ju BesoMendim Shala(Muz.: Nexhat Macula, Tex.: Ghulo, Ork.: Riza Dolaku)
- 11Bohem Zog E Bohem Er’Naim Kerçuku & Irma Gjura
- 12Po Të Lutem O PrizrenFahrush Azemi(Muz.: Tomor Berisha, Tex.: Resul Sinani, Ork.: Tomor Berisha)
- 13Pa TyNada Gjuriqi(Muz.: Naim Krasniqi, Tex.: Naim Krasniqi, Ork.: Valton Beqiri)
- 14Lulja ImeYll Demaj(Muz.: Drinor Zymberi, Ork.: Drinor Zymberi)
Komente 0