>
BIOSHQIP
Biografia
Grupi alternativ 7me7 është formuar menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë. Flochki me Betimin ishin njërët nga idetaorët për formimin e këtij grupi para luftës, ku lufta i humbi shumë kontakte etj...ndërsa më vonë pas luftës pasi u takuan persëri, filloi realizimi i planeve të vjetra... me vonë Betimi takohet me Andosin, kurse Zgjimi në atë kohë ishte në Kanada, i cili u kyq që nga momenti i kthimit.Në koncertin e parë, (në Mitrovicë), u quajtën si "IRIDA", pastaj në koncerte tjera edhe si "Alternativa", por emri grupit i mbeti ashtu siq edhe punonin... ata punon nga ora 7am deri në 7pm, ku si propozim e dha Hysi (berberi) ku të gjithëve i pëlqeu, sepse kishte edhe natyrë të këtij bendi janë duke zhvilluar përgatitje intensive, ndërsa presin që nga shtatori i këtij viti, nëse është kismet ta editojnë albumin e parë, i cili do të jetë i pari në qytetin tonë nga një rock grup alternativ. Deri tani kanë pasur një varg paraqitjesh të sukseshme para publikut ferizajas e më gjerë. Në muzikën e tyre, vërehet ndikimi i grupit të njohur “Red Hot Chili Peppers”, "Creed", etj. Ndonëse tekstet e tyre janë shkruar në gjuhën letrare, u pëlqen të flasin në gjuhën e nënës dhe asaj nuk i thonë “mami” po “nanë”. Deri tani kanë incizuar një singl me titull “Qielli” në produksionin “TEMA”, ndërsa së shpejti fansat e tyre do të kenë mundësi t`i dëgjojnë edhe dy këngë të reja, të cilat janë në editim e sipër.U pëlqen të lofin në sleng dhe as që mërziten që tjerëve mund t`u shkojnë nerva. Bile për ratpishat që gufojnë si tomli as që e kanë gajle. Për ta me rëndësi është të këndojnë dhe me muzikë ta thonë atë që e mendojnë, prandaj muzika për ta është jeta…! Më poshtë mund të lexoni biografinë e secilit nga katër anëtarët e bendit 7me7, i cili nuk asht kaq i gjanë sa ky dimension, por që mendon të shtrihet në perspektivë deri në maje të Lybetenit e të dëgjohet deri atje ku s`dëgjohet fare!!!

Betim Bekteshi - Vokal, Keyboard
I lindur më 24 qershor 1980 në Ferizaj
Shkollën fillore dhe te mesmen i kreu ne Ferizaj. Pas përfundimit të shkollës, kreu edhe një kurs për piano dhe një tjetër për muzikë.
Me muzikë filloi te merret prej momentit kur për herë u dëgjuan të qarat e tij në shkallën do_maxhore. 15 vite më vonë nga dashuria e madhe për muzikën, ai formoi bendin ARENA, I cili arriti të jetojë jo më pak se tri 3 vite. Njëkohë u mor edhe me aktrim dhe mori pjesë në disa festivale të teatrove ama (profesionale). Ndërsa pas lufte, pasiqë ajo e kishte lënë me trauma, filloi të merrej me muzikë, së pari bashkëpunoi me grupin “IRIDA” e mandej me atë 7me7, me të cilin vazhdon të jetë edhe më tej duke fërkuar duart në pritje të albumit të parë...

Floçki - basist
Emri : Urim Veselaj
I lindur më 19 dhjetor 1977 në Prishtinë.
Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Ferizaj, ndërsa studimet  I vazhdoi  ne Fakultetin Teknik në Prishtinë dhe si dhuratë nga ajo kohë ka tri provime të dhëna me notë mesatare 9.80...!!!
Me bass,  ka filluar të merret nga viti i dytë i shkollës së mesme. Në këtë kohë me kaçikun e tij u përpoq ta krijojë një band,  por mundi i shkoi huq…(sepse flokët e gjata s`I ndejtën në kapuq!!!). I dha zor edhe në fakultet, po edhe aty nuk I shkoi puna mbarë. Kjo nuk paraqiti problem, që ky djalë I ri, t`I rrekej punës, derisa njëditë befasisht, pas përfundimit të Kosova War-it, takohet me Betimin dhe Adnanin ( përderisa me Zgjimin njihej, ngase e kishte vëlla dhe  flenin bashkë njeri kah këmbët e tjetri kah kryet). Pas këtij takimi të ngrohtë e miqësorë, pahiri u shkrepi ideja ta bëjnë një grup muzikor, të cilin fillimisht e pagëzuan me emrin tejet provokativ IRIDA. Sikur nuk u pëlqeu emri dhe pak muaj më vonë, bendin e tyre e emëruan  7me7, I cili pasoi formimin e klanit INTEMATIKA 1030, pas të cilit  u krijua albumi i klanit, I cili deri në ditët e sotme nuk e pa dritën e botimit?!

Zgjimi  - tupanxhi
Emri: Zgjim Veselaj
I lindur më 04 gusht 1982 në Ferizaj. Shkollën fillore, të mesme dhe nje vit të shkollës së muzikës në Ferizaj. Me timpane merret nga mosha 13 vjeqare. Ka bashkëpunuar me disa bende të qytetit të Ferizajt. Karrierën e tij muzikore gjatë luftës e vazhdoi në Quebecun e largët kanadez, ku mbajti disa koncerte para refugjatëve tanë dhe kanadezëve, të cilët kishin frikë se me adrenalinën e tij, Zgjimi po do me`j çky bubnjet!!! Për të mos u kthyer duarthatë nga Kanadaja, Zgjimi kryen kursin për timpanist, gjatë të cilit mëson shumë gjëra, të cilat ndoshta veç në ëndërr i ka pa…  Aktualisht punon si teknik në një nga radiot më të dëgjuara në Kosovë në radion TEMA.

Në Maj 2004, 7me7 marrin pjesë në Top Fest 1 me këngën "Eksperi-Mental".

Në Prill 2005, 7Me7 marrin pjesë në Top Fest 2 me këngën "Nese".

Në Maj 2007, 7Me7 marrin pjesë në Top Fest 4 me këngën "Flutura".

Në Maj 2008, 7me7 marrin pjesë në Top Fest 5 me këngën "Ajo".

Më datë 18 Prill 2008, 7me7 publikojnë videoklipin "Qielli".

Më datë 18 Prill 2008, 7Me7 publikojnë videoklipin "Keq".

Më datë 18 Prill 2008, 7Me7 publikojnë videoklipin "Njeriu Me Ombrelle".

Më datë 20 Prill 2008, 7Me7 publikojnë videoklipin "Ferizaj", në bashkëpunim me Mentor Hazirin.

Më datë 5 Dhjetor 2008, 7me7 publikojnë videoklipin "E Humba".

Në vitin 2008, 7Me7 publikojnë albumin "Eksperimental".

Më datë 30 Prill 2009, 7me7 publikojnë videoklipin "Per çudi". Me këtë këngë, 7me7 marrin pjesë në Top Fest 6 në vitin 2009.

Më datë 22 Shtator 2023, 7Me7 publikojnë videoklipin "Kaktus".

Në vitin 2023, 7Me7 publikojnë albumin "Gjysmë (Ana 1)".

Në vitin 2023, 7Me7 publikojnë albumin "Ana E Butë (Live)".
KATEGORI: