Tradhtare

Pse me harrove,pse u martove,
ku e la besen qe me premtove
se do mbash veq unazen time ne gisht
pse ,pse i bere fjaleve tua bisht.

Une s'te harrova,edhe pse m'tradhtove
lotin e fshihja,pas shiut qe sa here binte
zeri i zemres nuk mbytet as ne mote,
se ai qe dashuron si une,keq te bente nuk dinte.

Nuk dua keqardhje,as mesazhe mos me co
mos me thuaj se je penduar,
se jeta edhe pa ty,gjithsesi vazhdon
per mua je e harruar,uroj t'jesh e lumturuar.

Une do te pres,ne zemer do te mbaj
jo ,nuk do te kujtoj,se gjithqka me ke marr,
harresen me ne fund,si paje ta dhurova
ne fund t'arkes do qendroj,si roje e kujtimeve tona.

- poezi nga Aferdita Salihu


- Poezia u dërgua nga Aferdita Salihu -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5