>
BIOSHQIP
Biografia
I lindur në Shkup më 15 nëntor të vitit 1982, fillimet e tij të para në muzikë datojnë që nga vitet e para shkollore me performancë solistike në të gjitha manifestimet shkollore; patronate e festa të ndryshme… Ka kryer shkollën e mesme të muzikës në Qendrën shkollore shtetërore te muzikës dhe baletit “Ilija Nikollovski Luj”. Studimet i vazhdoi në Fakultetin Filologjik-Gjuhë dhe letërsi shqipe në Shkup. Agron Kalisi vazhdon rrugëtimin e tij profesional në muzikë, duke qenë pjesëtar dhe solist i Ansamblit nacional të këngëve dhe valleve shqiptare në RMV. Ai jeton ne Kondove, afer Shkupit ne Maqedonin e veriut. Punon ne Ansamblin e kengeve dhe valleve shqiptare ne Shkup.

Paraqitja e tij e parë skenike ishte në festivalin “Nota Fest”-2006, me këngën “Po të pres”. Me tekst nga Fatmir Muja, muzikë dhe orkestrim nga Dimitar Dimovski-Mite, e cila këngë ishte fituese e festivalit. Pasuan pjesëmarrje në festivale të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri.

Më datë 13 Mars 2007, Agron Kalisi publikon videoklipin "Kjo Meri".
KATEGORI: