>
BIOSHQIP

Festa “On The Road” Për Alban Skënderaj Dhe Miriam Canin

05-01-2014
Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë çifi, i cili nuk mundur të festojë natën e ndërrimit të viteve pranë familjarëve të tyrë, për shkak të preokupimeve profesionale. Çifti Skenderaj dhe Cami, janë nisur drejt Maqedonisë dhe pikërisht në Kërçovë. Në datën 31 dhjetor ata kanë dhënë një koncert për fansat e tyre. Çifti duket se është kënaqur nga performanca dhe mikpritja e shqiptarëve të Maqedonisë, pasi e kanë shprehur këtë fakt nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook. “Ishte një natë e gjatë, por e paparë në Kërcovë. Çfarë atmosfere. Tani një çaj dhe nisemi për Gjilan, ku do ndalemi për pak, pastaj do të vazhdojmë drejt Kamenicës, ku festohet fuqishëm nata e parë e Vitit të Ri”. Ky ka qenë statusi i postuar nga Albani në Facebook. Mesa duket përveç kënaqësisë që kanë marrë në koncertet e tyre këngëtarët sigurisht që do të jenë paguar mjaft mirë.
(shekulli)

Festa “On The Road” Për Alban Skënderaj Dhe Miriam Canin