>
LETERSISHQIP

Koketes

A mund, kaq verberisht dhe ju,
Si dhe Anesja te besonit?
Ne c’liber valle e gjetet, ku,
Se vdes nga zjarri vagabondi?
Degjoni: mbushet tridhjete vjet,
Po, tridhjete vjet dhe pak me shume;
Un’ mbi njezete, por ne jete
Kam qene zgjuar, jo ne gjume:
S’me prek betimi qesharak
Dhe djallezite m’u merziten;
Por edhe juve jo me pak
Besoj ju lodhen tradhetite;
Te ftoht’u beme dhe te matur
Dhe s’presim te na thot’ njeri,
Se e perjetshmja dashuri
Tri jave e shumta mund te zgjatet.
Si miq ne ishim pak me pare,
Por ja: merzitja burr’i ashper….
Un’u tregova si e marre
Dhe ju si vajze e pafajshme;
Betimin beme…por….medet!
Pastaj betimin e harruam:
Natashen dashurova vet,
Ju me Kleonin u afruat.
Keshtu u ndame; gjer me sot
Jetojme ne te qet’ te lire,
Dhe mund, pa shqetesim te kote,
Ende te ishim miq te mire.
Por jo! qysh heret ne mengjes
Nje flak’ tragjike prap u ndes;
Serish ju ngjallet lashtesine-
Ju predikoni perseri
Nje kalorsiake dashuri-
Trishtimin, taktin, xhelozine,
Per bese, s’mundem-jo, vertete.
Un’ s’jam femije ndonse poet.
Kur jemi ne ne perendim,
Te dashurise’ tua leme rradhen-
Ju vajzes suaj me te madhe,
Un’ me te voglit vllait tim:
Eshte rradhe e tyre per te lozur
Dhe lotet lume t’i leshojne
Nga dashuria te marrosur,
Dhe ne t’i marrim neper goje.