>
LETERSISHQIP

Ti Dhe Ju

Të zbraztën “ju” ajo me “ti”,
Në kuvendim e ngatërroi,
Dhe ëndërra plot lumturi,
Në shpirt të ndezur seç më zgjoi.
I heshtur para saj qëndroj,
Vështrimn’ e dhembshur pa ja ndarë;
E shtrenjtë jeni, - i shqiptoj, -
Të dua! – shpirti flet me zjarr.