>
LETERSISHQIP

Nje I Djathte Nje I Majte

N’historinë shumëshekullore, kane ecur dorë pas dore.
Nje i majtë e nje i djathtë, paskan qënë të leftajtë*
Jo vetëm qe s’kishin frikë, por e kishin shumë te lehtë,
Djathtanik e majtanik, qerren e tërhiqnin qetë.

Nje i djathtë e nje i majtë, ja! tërheqin edhe kuajtë,
Njëri tjetrin e ndihmon, dhe karroca fluturon.
Dhe gomari u bë i shkathet kur pa shokun ne te djathtë,
E dini c’na tha kopuku? “S’më bën përshtypje as plugu”

Nje i majtë e nje i djathtë kane tërhequr edhe buajtë.
Qe te tërë zoti i faltë, kurrë s’e lanë qerren ne baltë.

Nje i majtë e nje i djathtë, është ne bot’ dhe politika,
Por tek ne, më e leftajtë, është dreqi, vete karrig-ja
Kush guxon ta rrokë i pari, shef partnerin qe tërheq kundra,
Me plot gojën thotë gomari “Ma marcin te keqen ke thundra”

Nje i majtë e nje i djathtë nuk tërrheqin vec cakajtë,
Nuk i le lakmia, smira; s’kane faj, jane egërsirra.

Te mbytur ne gjak e lot, po të lutemi ty o Zot:
Ti ke bërë mrekullirat; na i zbut dhe egërsirrat.
Qe kështu: Nje i majtë e nje i djathtë,
Te na bëhen te leftajtë.