>
LETERSISHQIP

Ohri Mallëngjyer

Ja kështjella buzë liqenit,
Ohrin tonë e hijeshon,
Bukuritë nga majë e saj,
I vështron e i shijon.

Ngjitemi në të përpjetën,
Flasim me gurët e kalldrëmit,
Kujtojmë kohët e shkuara,
Na merr malli të vemë pranë lëmit.

Liqeni i përcjell flladet,
Kalanë e lashtë po freskon,
Pulëbardhat krahëhapur,
Fëmijërinë tonë kërkojn.

Më ngjallen pengjet në gjoks,
Kur shikoj stolat e gurit,
Kërkoj mjellmën e liqenit,
T’ia marrë këngës së burrit.

Kam dëshirë të flas me to,
Por nuk di a do kuptojnë,
Së bashku larg të lundroj,
Deri sa krahët të më kaplojnë.

Dhe t’i shkojmë liqenit rrotull,
Të shuaj mallin e dashurisë,
Strugë, Kalishtë e Shën Naum,
Deri ku është pjes’ e Shqipërisë.

Edhe muzgu po afrohet,
Yjet dalin dalëngadalë,
Hëna më fal buzëqeshje,
Ma shuan gjithë këtë mall.

Dhe ju mërgimtarë të mallëngjyer,
Kur do ktheheni në Ohrin e dashur,
Do t’ju presim me gjith zemër,
Për ju dera gjithmonë e hapur.