Ali Osmani Ohri Poezi
Ali Osmani Ohri

Tema: Poezi Për Pranverën


Ohri Në Pranverë

Stinë e bukur pranvera,
Del bilbili me shpezë të tjera,
Cicërijnë, hiç pa ndalë,
Luleborën e mbajn’ gjallë.

Më e bukur se stinët e tjera,
Çel qershia e manaferra,
Lulkuqja me trëndelinë,
Bari i njomë gëzon barinë.

Dalin fëmijët tuj buzëqesh,
E lëndina bukur është vesh,
Luajnë fëmijët e këndojnë,
Luleverdhat numërojnë.

Fushat mbushur plot me ngjyra,
Nga gëzimi u qesh fytyra,
Diellit rrezet ia rrëmbejnë,
Dallëndyshet ngrejn’ folenë.

Dallëndyshet kur cicërijnë,
Thëllëzat hyjnë në valle,
Fluturuan bashkë në qiell,
Tej liqenit, rrëzë kështjelle.

Dhe liqeni ngriti valën,
Melodinë e saj dëgjoj,
Them bilbilit t’i marr krahët,
Sipër Ohrit të fluturoj.

- Poezi nga Ali Osmani Ohri


- U dërgua nga ALIOSMANI1 -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0