>
LETERSISHQIP

Kohë E Vështirë

Si na erdhi kjo kohë,
U bë hi e presh,
S’ka më nder dhe hatër,
As nuk të vë vesh.

Çojnë kokën lartë,
Pa i lidhur brekët,
Nuk na duhet punë,
Po, ku të gjejm lekët.

Ngrejm shtëpitë lartë,
Tre e katër katë,
Largojmë familje,
S'ka më ardhje, vajtjë.

Nusja duke i sharë,
Pleqët të shtëpisë,
Keni shëmtuar derën,
T’ju çojë në Azilë.

Vëllai me motrën,
Kapin telefonin,
Vetëm në ditë feste,
Sa t’ja kujtojnë borxhin.

Besoni në zotë,
Se do t’ju marë lumi,
Ishallah së shpejti,
Zgjohemi nga gjumi.