>
LETERSISHQIP

Kërkomë

Kërkomë zemër, kërkomë,
nga shpirti largoji hijet që të vrasin,
Ik prej kësaj nate të errët, të vonë,
trokit atje, ku engjëjt të thërrasin...

Netëve e di nuk bën gjumë...
oshtin zemra jote dhimshëm, e ndjej
endem me shpirtin djegur shkrumb...
netëve dhe unë qetësi më nuk gjej,

Sikur të mundja stuhi e re t’i largoja
t’i thosha shpirtit beso tek mrekullitë,
unë hënëza jote veç një gjë do kërkoja,
rishtas brenda nesh të ndizej një dritë...
Kucove, 2016