TEKSTESHQIP

Amet Azizi
Dashuria Jone
Lyrics

Rri e përkulur e më shikon
e di fort mirë ç'ka të mundon
gabove vetë tash je penduar
do të më kthehesh, por unë s'të dua

Emrin tënd më, s'du ta ndëgjoj
se unë ty më s'të dashuroj
shko tash me tjetrin se ai të do
të lutem nga zemra mu më largo

Kur të më takosh mos mu afro
dije fort mirë se me s'të njoh
për ne të dy tashmë është vonë
me kaq e pati dashuria jonë

Tash po më lutesh e po vajton
por kot mundohesh mua s'më ndryshon
tash jam me tjetër dhe atë e dua
ti kot më kthehesh, kot je penduar

Emrin tënd më, s'du ta ndëgjoj
se unë ty më s'të dashuroj
shko tash me tjetrin se ai të do
të lutem nga zemra mu më largo

Kur të më takosh mos mu afro
dije fort mirë se më s'të njoh
për ne të dy tashmë është vonë
me kaq e pati dashuria jonë

DËRGOI: