>
LETERSISHQIP

Bibloteka

Biblioteka është dhomë
ku vetëm libra gjen,
me vite aromë
letre brenda ndjen.

Libra me miliona
njeri afër tjetrit rrijnë,
me temat nga ditët tona
por edhe nga antika vijnë.

E presin dorën ti marr
ti shfletoj me kujdes,
s'ka nevoj për orar
mundesh në mbrëmje e mëngjes.

Merr libra dhe i kthen
ky është rregull përherë,
një fshehtësi zbërrthen
tjetra të pret menjëherë.

Biblioteka është dhomë
e këndshme e mirë,
mbushur me aromë
kushkoj me dëshirë.