Poet Anonim Poezi
Poet Anonim

Tranzit Neper Qiellin E Atdheut

Nga dritarëza e avionit
E vështroj relievin
Që e njoh edhe në gjumë

Bardhësia e thepisar e Lubotenit
E shpon si me thikë
Kaltërsinë e ëndrrës sime
Re të zeza e kanë mbuluar
Sharrin Plak
Trupin ma përshkruhet me fjalë
Të asnjë gjuhe

Fluturoj qiellit të rinisë sime
E avioni çan horizonte të largëta

Veç tranzit mund të kaloj
Dhe t’i afrohem nga qielli Kosovës
Tokës që të tërë e kam në zemër

- Poezi nga Poet Anonim



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0