>
LETERSISHQIP

Rritja E Çmimeve

Ag mor shokë se ç'na gjeti
U ngrit në këmbë gjithë mileti
Ku të vete ku të shkojë
Çmimi i naftës në qiell shkoi
Një pordh çoi putin putana
Erën e ndjeu dhe tirana
Po ç'bëni mor laneter
Ministra dhe deputer
Ç'të bëjë populli shkret
Ngritet naftë dhe bereçet
Sa i tundi kembet putini
S'gjeni4 vrimë nga te vini
Por juve u ka pjell kau
Populli e ha sa krahu
Në fytë na e godhe lagun
Pika pika na pit gjakun
S'durohet më ky i gjati
Nuk pombanë më ujë pilafi
Del fletë dhe bënë gallata
Me këto poturet e gjata
Ca thonë ë të mirë
Plaku mere me ilir
Mbathë opingat sal dhe ik
Nuk kthehet trari telefik
Ajo punë do trungë të ri
T'a bëshë telefik siç do ti
Po ç'te do ty politika
N'a gritë mishin çika-çika
Mer shqiptarë fatin në dorë
Dhe ju larg në diasporë
T'i dalim zot mëmëdheut
Si ne kohë të skenderbeut
Pd ps lesh e li
S'jemi me asnjë parti
Ngelëm gjithëmonë urdhëro peqe
T'a zhdukim këtë farë te keqe
Keta s'dinë fe dhe iman
S'e dinëç'do të thotë vatan
Këta të gjithë na kanë kthyer shpinen
Nuk din nga kanë origjinën
Ca dalin serbo boshnjakë
Ca duart e lyera me gjakë
Një fjalë kam për ju miqë
Kemi rënë në njerëz të ligj
Po s'u bëmë një mëndje sot
Kështu do vuajmë jet e motë