TEKSTESHQIP

Ansambli Çipini
Plaku Im Marshalla
Lyrics

Plaku im-ë marshallah
s’e ka shokun në mëhallë
ngulet dhe ha sa një ka
gjerb dhe një dymbek me dhallë

Sos jam ti moj zabërhanë
që ke shejtanin në bark
as t’u mbyll ajo kamare
tërrë, tërrë, posht e lart-ë

Ngrehu ja shofsh si ja ke shuar
ngrehu bëj një punë dhe ti
ku të gjetsha mirabaftë
s’bën as për çoban me dhi

Pusho, do rrëmbej mashanë
dhe një herë po më cingrise
u plake s’ta kam sevdanë
gjithë ditën mu poftise

Domosdo, do dhe një handër
të bëhesh gjeditë i ri
s’e kundon si për pasnesër
mor, kujt i’u hap barku për ty

Moj plaka ime me huqe
qase moj të shkretën faqe
thuaj ulu, asaj hunde
në do ta mbyllim me paqe