TEKSTESHQIP

Arbnore Zogjani
Ushtria Çlirimtare
Lyrics

U bë qielli si vullkan
Toka gjakun nuk e mban

(x2)
Unë e shikoj në tym dhe flak
Si i ndajnë burrat nga grat

O për çka nana ka bo djal
O për me i dal shkjaut përball

(x2)
Unë do të luftoj me zemër plot
Ne me pushk ata me top

Kush lufton o, ne ato male
Është Ushtria, Çlirimtare
Kush lufton o, për kto troje
Kush Kosovës, i bën roje

Mbushen trenat per kufi
O mbushen varret plot femijë

(x2)
Unë shikoj nënën dhe më thotë
Smund të qaj se skam as lot

Kush lufton o, ne ato male
Është Ushtria, Çlirimtare
Kush lufton o, për kto troje
Kush Kosovës, i bën roje

DËRGOI: