Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Sot Ti Behesh Nuse

Lamtumire e dashur
Sot nuse po behesh
Me tjetrin fillon jeten
Sot,ti po martohesh.

Sot,kur dhendrin shikon ne fytyre
Mos mendo per kohen
Tash po nise nje tjeter jete
E jona ketu mbaron.

Sot ne krahe s'do me kesh mua
Prane teje nje tjeter ulur rri
E une i vetem per ty vuaj
I dehur,te kujtoj ty.

Kerkoj te gjej nje arsye
Kerkoj te gjej une nje pse
Ku gabuam ne te dy
Qe sot e imja s'je.

Sa shume me thoje se me doje
Sa lumturi ti me ofroje
Por,sot ike ti u trete
Sot,nje tjeter ke bere per vete.

Do doja qe sot te isha prane teje
Si nje dasmor,si nje i ftuar
Te te shikoja drejte ne sy
Te shoh buzeqeshjen e munguar.

Te shohe ate buzeqeshje vrastare
Qe dikur shume me terhoqi
Me beri te gjunjezohem
Por,pastaj me vrau,me dogji.

Por,sot s'mund te jem prane teje
Ndryshuan gjerat,koha,ne
Ndryshuan enderrat qe bashke i kishim
Sot,ti me fut te gjalle ne dhe.

Ti sot e tjetrit po behesh
Me te puthesh e vallezon
E zemra ime e mjera
Per ty vuan,vajton...

- poezi nga Ardijan Thaqi


- Poezia u dërgua nga Ardijan Thaqi -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3



Më shumë nga Ardijan Thaqi