>
LETERSISHQIP

Qyteti Pa Lum

Pas një kohe të gjatë erdha në qytetin e betonizuar
Në qytetin pa lum që shumë më kishte munguar
Kur mora frymë ajrin e ndotur helm, e shajta shumë keq
Qytetin tonë të bukur e paskan bërë për dreq

Në shesh dëgjoj lypsarët, këndojnë me zë bilbilash
Papritur ma ndërprenë ca sirena automobilash
U mrekullova kur dëgjova si të isha në qytetin e cudisë
Së bashku këmbanat e kishës dhe ezanin e xhamisë

Hyj në një kafene me dy shokë të tjerë,
Njëri thotë ngadalë “pasi diplomoi, u bë kamarier”,
Ne këtu flisnim shqip, në tavolinën tjetër gjermanisht
E nga qoshi ndihen ca fjalë arabisht

Tre studentë flisnin për koncepte të filozofisë
Dy gra me zë të lartë për “tortën e qershisë”
Ndërsa një grup burrash me kollare flasin për tenderë
Biseda pafund, s’ndalonin asnjëherë

Shoh grumbull njerëzish që protestojnë të jene të lirë
E disa të tjerë vallëzojnë me duar ndër zingjirë
Të gjithë ne do të shkojmë, do mbetet qyteti
Ku lundron, vazhdon të rritet diversiteti