>
LETERSISHQIP

Takimi I Fundit

O pranvera e shpirtit tim
Ti o trëndafilja ime e bardhë
Të lutem më gëzo
Më thuaj që je duke ardhë

Në këtë takim të fundit
Shpresoj në një fillim të ri
E bukura ime
Më fal fjalën ‘dashuri’

“Të dua”
Sa peshon kjo fjalë
Më thuaj njëherë
Vuajtjen ti ma ndal

I dashuruari
Edhe me kafe dehet
Në këtë takim
Kjo gjë po vërehet

Pa ty e dashur
Në shpirtin tim bie borë
Dielli do të ngroh
Vetëm kur ta prekë atë dorë

Shumë perëndime të diellit
Të vetëm më gjetën
Shumë pyetje për ty
Pa përgjigje mbetën

Edhe në takimin e fundit
Të dua si në takimin e parë
Tani që të them lamtumirë
Frymëmarrja është duke më vrarë

Merre këtë puthje mbi ballë
Dhe ik tani
E di që do të kem mall
Ah ç’më bëre ti...