TEKSTESHQIP

Arena
Flas
Lyrics

Askush në këtë botë s`do t`më ndaloj ta dua diellin
Askush në këtë botë s`do t`më ndaloj ta dua qiellin
Më së paku ti që nuk e di se ç`janë ngjyrat
Më së paku ti që nuk e di se si duket drita

E unë flas, bërtas dhe prap se prap humbas

Askush në këtë botë s`do t`më ndaloj t`i hap krahët t`fluturoj
Askush në këtë botë s`do t`më ndaloj t`krijojë sa të jetoj
Më së paku ti që nuk e di se ç`janë ngjyrat
Më së paku ti që nuk e di se si duket drita

Një herë ëndërrove!
Të zgjohesh nuk është bërë vonë
Duro me shekuj!
Të them vetëm eshtrat nuk jetojnë.