TEKSTESHQIP

Arena
I Lodhur
Lyrics

Mendova se mjaftoj
Mendova se kaloj
Mendova se mjafton
Se kurrë s`më mashtron
Mendova se u kalita, u rrita
Se më në fund e arrita
Por keq u habita

Ngritur duart lart shikoj
Ngas, thërras, bertas o zot kush të më ndihmoj
Kush hallet te mi qaj, zërin t`ma dëgjoj
Dorën të ma zgjat
Por prap i pa fat

Në mua është shpresa që s`më le të dorëzohem
Në mua është ëndërra që kurrë nuk mashtrohem

Tani jam i lodhur nga vuajtjet e pafund
E ardhmja e panjohur e netëve pa gjumë
Çdo gjë që e pata, që e perbiu nata
Nga kjo botë e shkretë dhe nga e vërteta.