A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
                    
Çmimi Tekste SHQIP 2015

Rikthehet për të tretin vit radhazi çmimi TeksteSHQIP për tekstin më të bukur për vitin 2015.

Me ndihmën e një jurie profesionistësh dhe neutrale, kemi arritur të përzgjedhim 10 tekstet më të bukura për vitin 2015. Ndoshta nuk janë këngët më të dëgjuara për këtë vit, por ju garantojmë se tekstet e këtyre këngëve janë të bukura dhe ne ju sygjerojmë që ti lexoni dhe ti vlerësoni.

Qëllimi i kësaj iniciative është të zhvendosim sadopak vemendjen e lexuesve dhe krijuesve të rinj drejt atyre teksteve të këngëve që vërtet e meritojnë te lexohen. Juria vendosi që Kënga Fituese të shpallet "Me Dorën Shtrirë" me tekst nga Olti Curri, kënduar nga Albërie Hadërgjonaj.


Juria: (në rend alfabetik)
  • Aida Shtino
    Prezantuesja e njohur Aida Shtino ka gëzuar shumë familje duke u rikthyer në shtëpi njeriun e tyre të afërm me programin “Njerëz të Humbur”. Ajo është një nga personazhet më të dashura të televizionit shqiptar dhe së fundmi është rikthyer me një projekt të ri në Ora News.
  • Albatros Rexhaj
    Albatros Rexhaj është një shkrimtar i dashurisë dhe jetës. Një shkrimtar, dramaturg, autor i disa dramave teatrore, librave të botuar në shqip dhe italisht, autor i disa tekste të këngëve shqip, si dhe publikimeve elektronike.
  • Arben Duka
    Arben Duka ka ndoshta biografinë më të pasur letrare dhe artistike në vënd. Eshtë autor i mbi 50 vëllimeve poetike, bashkëautor në rreth 3.000 këngë të të gjitha zhanërve. Ka dhjetra çmime si autor dhe bashkëautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet e këngës në RTSH.
  • Denisa Gokovi
    Denisa Gokovi është 23 vjeçarja me guximin dhe vullnetin e madh për të prekur majat botërore. E angazhuar në shumë fusha të ndryshme, Denisa vazhdon të shfaqë talentin e saj si një pianiste, këngëtare dhe një shkrimtare e re (Filozofike).
  • Eraldo Rexho
    Gazetar i njohur i Showbiz dhe mik i shumë artistëve shqiptarë, kryeredaktor i suplementit "Bluetooth", revistës "Who" dhe skenarist i disa spektakleve televizive. Vjen për herë të parë në jurinë e Tekste Shqip për të vlerësuar tekstet më të mira të vitit 2015.
  • Shkumbin Kryeziu
    Shkumbin Kryeziu jeton në Prishtinë dhe është një këngëtar mjaft i njohur. Ai ka qënë protagonist në muzikën kosovare për vite me radhë edhe si autor këngësh. Ai ështe gjithashtu një ndër producentët më të talentuar shqiptarë dhe drejton shtëpinë filmike "Labia Film".

Viti 2015:
Tekstet e Këngëve:
  • 1. “ME DORËN SHTIRË” 
    TEKSTI: OLTI CURRI
    KËNDON: ALBËRIE HADËRGJONAJ

    Çdo ditë të shoh
    Në një cep të rrugës jeton
    Dora pret mëshirë
    Ëndërrat të kanë ngrirë...
    Ndjehem pa forcë
    Ajo që ty të fal, s'të mjafton.
    Fatet kur janë shkruar
    Qielli ka gabuar...
    Pak monedha për të shuar, ty urinë.
    Me dorë zgjatur po kalon ti fëmijërinë...

    REFRENI:
    Unë dua të gjithë botën sot ta ndal.
    E kam unë brenda zemrës, një fjalë.
    Të gjithë kemi harruar
    Pak shpresë për të dhuruar...
    Askush nuk të sheh, si njeri
    Si ti mund të ishim të gjithë...
    Jeton ti i frikësuar, se kurrë s'ke përqafuar...
    Për ty jeta ka filluar, e mohuar...

    Është botë e ftohtë
    Krahët shpesh ti kthejmë, s'të shikojmë
    Të gjithë duke nxituar
    Të mirën kanë harruar...

    Pak monedha për të shuar, ty urinë.
    Kush do mundet ta rikthejë ty fëmijërinë...


    Ti je aty, bota ka harruar
    Ti je aty, bota t'ka mohuar
    Krahët kur ti kthejnë, zërin s'ta dëgjojnë.
    Doja dhimbjen tënde, ta provojnë.

    Ti je aty, jeta ka gabuar
    Ti je aty, bota s'ka ndryshuar
    Ëndërrat të kanë ngrirë, ti pret mëshirë.
    Vitet të kalojnë, me dorën shtrirë.

    Ndjehem unë pa forcë, fjalet mbarojnë.
    Ajo që ty të fal, nuk të mjafton.
    Askush nuk të sheh, si njeri
    Si ti ne mund të ishim të gjithë.


    Lart  
  • 2. “14” 
    TEKSTI: ALEX
    KËNDON: BESA KOKËDHIMA

    Kam lindur ne zinxhirë
    Po s’kam kërkuar kurrë mëshirë
    Ç’do fjalë në shpirt më djeg
    E unë vazhdoj ta mbaj sekret

    Kam lindur në zinxhirë
    Me thanë: ti meriton më mirë.
    Por zemër unë e di
    Jo atë natë nuk ishe ti
    Thonë se në këtë jetë ti dashuron vetëm një herë
    dashuri e parë , mbetet ajo , që ka më shumë vlerë

    REFRENI:
    Të kam falur për atë natë
    Por peng në shpirt kujtimet mbaj
    Kur përplase tek un çdo fjalë
    që thellë në zemër hapën plagë
    Edhe koha do na harrojë
    Sytë mbulo dhe veten fal
    një ditë shpirti do ta pranojë
    Shenjën që ne mbajmë

    E humbur shkoj në udhëtim
    Për të rifituar shpirtin tim
    Dhe s'mundem të harroj
    E jotja është çdo frymë tani
    Në netët pa mbarim
    Kujtimet mbaj si ngushellim
    Po zemer unë e di
    Jo atë natë nuk ishe ti

    REFRENI:
    Të kam falur për atë natë
    Por peng në shpirt kujtimet mbaj
    Kur perplase tek un çdo fjalë
    Si shi i çmendur në alsfalt
    Edhe koha do na harrojë
    Sytë mbulo dhe vetën fal
    një ditë shpirti do ta pranojë

    Shenjën që ne mbajmë


    Lart  
  • 3. “KËNGA E FUNDIT” 
    TEKSTI: ENDRI PRIFTI
    KËNDON: ENDRI PRIFTI
    Të kujtohet kur u njohëm
    Të kujtohen ditët, netet pa fund
    Të kujtohet sa të lumtur jetonim
    Si më thoshe jeta ime
    Dashuria jonë jo kurrë s'do të marrë fund
    Edhe sikur të jemi bashk të mbytur në një lumë

    Si harrove kaq shpejt këtë ndjenjë, këtë dashuri
    Si mohove fjalët që vetë i thoshe ti
    I pabesi do të pësojë,
    Dhe sa herë që mendoj më shumë e besoj
    Se një jetë të lumtur unë po kërkoj

    REFRENI:
    Si si pe njëherë sytë e tua,
    Që të shohësh si më vështrojnë,
    Si si pe njëherë lotët e tua,
    Qe kaq shumë më lëndojnë,
    Si s’më the njëherë “shpirt, zemër, të dua”,
    Dhe të më bësh që ta besoj,
    Por ta dish se një ditë do ta ndjesh dhe do vuash,
    Dhe mua do t'më kërkosh...

    Çdo njeri në jetë e ka një histori të tillë
    Kur dashurinë e prekim: gëzohemi, trishtohemi
    Humbim në fshehtësinë e saj
    Se dashuria është mister
    Askush nuk e zbuloi kurrë
    Pse tradhëton një zemër e dashuruar, atë që deshi dikur

    Ditët, vera, vjeshta dhe dimri kalojnë
    Dielli dhe hëna vazhdojnë dhe ndriçojnë
    Sytë e tu mungojnë, jo nuk janë pranë
    Ato po humbin dalëngadalë…


    Lart  
  • 4. “JAM ATY” 
    TEKSTI: VULLNET IBRAHIMI
    KËNDOJNË: ROSELA GJYLBEGU FT. VULLNET IBRAHIMI

    Dhe kur s'flet unë të dëgjoj,
    Dhe kur thua nuk thashë gjë,
    Heshtjen tënde arrij ta lexoj.

    Dritën fik , kur jam aty,
    E kur ti s'dukesh përsëri unë të dalloj,
    Njëlloj si ti.

    REFRENI:
    Më përket dhe kur s'të kam,
    Jetoj me mungesën që për ty, zemra mban
    Të takoj dhe kur s'të shoh,
    Dhe nga malli sot ku jam , ku je
    U bë kohë!

    E dimë më mirë të dy
    Se kur afrohesh me një njeri
    Ti ke ne zemër aq shumë mall
    Se me frymën tënde më ngjall
    Dhe ti je ai deri në përjetesi

    REFRENI:
    Të takoj dhe kur s'të shoh
    Dhe nga malli sot ku jam, ku je..
    Më përket dhe...
    Dhe kur s'të kam
    Të takoj dhe kur s'të shoh
    Dhe nga malli sot ku jam , ku je
    U bë kohë!


    Lart  
  • 5. “ÇIFTI SIMPATIK” 
    TEKSTI: STINE
    KËNDON: STINE

    Ti më pushton mua si krijesë
    Diçka e tillë
    Ti arrin të fshish' çdo kujtesë
    Çdo kujtesë gabimi
    Zjarrin brënda meje e ke ndezë
    Krejt magjike ti
    Je niveli tjetër në konshiencë

    Nuk mjafton një party
    As pijet dhe lëvizjet që marrim
    Mbrëmjet kur dëfrejmë edhe dalim
    Të mësojmë të dy se si kercejmë
    Në kujtimet e mija
    Shënoi rrënjë dashuria
    Nuk mjafton edhe një jetë
    Kur është dashuria e vërtetë

    REFRENI:
    Nga buzëqeshja jote mbushen dete, male, fusha plot dashni.
    Bukuria jote shkriu borën, doli dielli, s'ra më shi.
    Nga kërcimi jot unë e kuptova
    E kuptova edhe pikë
    Ishim 1 u bëmë 2, jemi çifti simpatik.

    Dëshira ime është që ti të jesh
    Kështu si je tani
    Gjithmonë në krahë mu do më kesh
    Ashtu si do ti
    E kam ëndërruar unë këtë moment
    Çdo natë e çdo ditë
    Ky është momenti edhe pikë
    (jo nuk kam më prit)

    REFRENI:
    Nga buzëqeshja jote mbushen dete, male, fusha plot dashni.
    Bukuria jote shkriu borën, doli dielli, s'ra më shi.
    Nga kërcimi jot unë e kuptova
    E kuptova edhe pikë. Ishim 1 u bëmë 2, jemi çifti simpatik.


    Lart  
  • 6. “PA TY” 
    TEKSTI: SHKUMBIN TAFILAJ
    KËNDON: NEKI EMRA

    Rrëfim i njëjt që njëqind herë
    Dhembje pa ty dhe në këtë natë , unë jam vetëm
    N’ditarë të jetës nuk ka fjalë
    Ky trishtim mu bë, mik i vjetër

    Ditët do i kapërdi
    I uritur do të jem
    Ti fli me barkun plot
    Plagët e mjia përfundojnë
    Unë dua ta jap botën , dhe t’krijoj një t’re për ty
    Frymën e fundit ,në qiell ne ta ndajmë

    REFENI:

    Nga dhoma e jetës , pa dritare po të flas
    Më fal dhe shko, janë fjalët që i buças
    E zemra e ngrirë pulson
    Në trup pa jetë qëndron
    Une jetoj në ty brenda
    Edhe kur ti shkon

    Muret e rënda, me gjak po i godas
    Me zë të malit unë ty po të therras
    Më fal dhe kthehu diell
    Janë fjalët që po dalin
    Janë fjalët… nga unë dhe djali

    I hapi sytë unë tani
    E Diela ime është e zbrazët ,
    Pa ty
    Deti mbushur plot pikëllim.
    Është banesa ime
    Si kjo dhimbje


    REFENI:

    Nga dhoma e jetës , pa dritare po të flas
    Më fal dhe shko, janë fjalët që i buças
    E zemra e ngrirë pulson
    Në trup pa jetë qëndron
    Une jetoj në ty brenda
    Edhe kur ti shkon


    Lart  
  • 7. “PRANË FINISHIT” 
    TEKSTI: ZHAKU & ORGES TOÇE
    KËNDON: GENT BUSHPEPA

    Yjet në k’të natë sonte po ndriçojnë më gjatë
    Ndizen si me një magji një dëshirë, një energji
    Ti vrapo
    I vetëm sonte rend dhe pse rruga ty të tremb
    Për një ndjenjë që të rrëmben
    Sepse koha pas nuk kthen.
    Ti vrapo
    Dhe kur zjarri i kohës bosh
    Të ka djegur s'ecën dot
    Gjej pak force të ngrihesh prapë
    Të vazhdosh të ecësh

    REFRENI:
    Jo mos u ndal
    Jo mos rri pas
    Mos vono që, që të shkosh lart
    Merre vetën nën kontroll
    Thuaji diellitL “Do të shoh”
    Do të dehesh, do të humbesh
    do të zgjohesh kur të mundesh
    Sonte luaj si të jetë,
    e fundit natë në këtë qytet

    Nuk ka gjë në botë që ti nuk e bën dot sot
    Që nuk digjet nën pasion
    Me një flakë që të verbon
    Mos ndalo!
    Lodhjen mos e ndiej
    Pranë finishit atje tej,
    tempuj dritë do të gjesh
    Duhet çastin ta rrëmbesh
    Ti vrapo
    Dhe kur zjarri i kohës bosh
    Të ka djegur, s'ecën dot
    Gjej pak forcë të ngrihesh prapë
    Të vazhdosh të ecësh

    Jo mos u ndal


    Lart  
  • 8. “S’JAM JETIME” 
    TEKSTI: ILIR BERANI
    KËNDOJNË: GRETA & ENI KOÇI

    Loti piku, kur të përqafova
    Udhë të mbarë të urova, zemra ime
    Prej se nëna iku, nga ti unë mësova
    Kur ke një motër s'je jetime

    Pak shume pak, fatin m’ka buzëqeshur
    Mu bëre nënë e dytë në zemrën time
    Nuse sot po shkoj me vello e veshur
    Në vend të nënës më përcjell motra ime

    Motra është dora që shtrihet kur rrëzohesh
    Loti që fshihet kur pikëllohesh
    O Zot mos e le askënd pa motër

    REFRENI:
    Nënën time nuk e kam
    T'më përcjellë sot në dasmen time
    Jo s'do qaj, zemra lotin mban
    Se t’ kam ty unë motra ime

    Nënë… e mira nënë
    Nga qielli na dërgon urime
    E jo s'do qajmë
    Vetëm s'na ka lënë
    Me ty moter s'jam jetime

    Motra është dora që shtrihet kur rrëzohesh
    Loti që fshihet kur pikëllohesh
    O Zot mos e le askënd pa motër

    REFRENI:
    Nënën time nuk e kam
    T'më përcjellë sot në dasmen time
    Jo s'do qaj, zemra lotin mban
    Se t’ kam ty unë motra ime


    Nënë… e mira nënë
    Nga qielli na dërgon urime
    E jo s'do qajmë
    Vetëm s'na ka lënë
    Me ty moter s'jam jetime


    Lart  
  • 9. “MËKAT” 
    TEKSTI: OLTI CURRI
    KËNDON: TEUTA KURTI

    A do mundesh vallë ti,
    Që ta shohësh në sy?
    Kur ai të kerkojë,

    Kur ai të thërrasë: “Babi im, pse më lë?”
    Vjen në jetë ky fëmijë
    Ka nevojë për të dy.
    Këtë jetë s'mund ta ndal
    Mos më ndyj, në mëkat
    Do jetojë. Ti po shkon…

    S'dua kurrë, ky fëmijë, ty të mbajë peng.

    Je i lirë, mos u shtir, nëse nuk ndjen...

    REFRENI:
    Do ta dua shumë,
    Është një ëngjëll, i pafaj ai
    Ti s'mundesh ta besosh
    Jeta ime sot, pa këtë fëmijë, nuk mundet të vazhdojë.
    Jo asgjë nga ti, jo asgjë nga ti
    Une nuk po kërkoj.
    Në jetën tënde shko,

    Do të ketë dashuri. Do ti flas dhe për ty.
    Do mesojë të jetojë. Ai kurrë s'do pranojë, se nuk je. I mungon.
    Ndoshta ty të kërkon. Ndoshta do që të lozë.
    Ndoshta do që të qajë. Ndoshta ka dhe një fjalë. Por nuk je. I mungon

    S'dua kurrë, ky fëmijë, ty të mbajë peng.

    Je i lirë, mos u shtir, nëse nuk ndjen...

    REFRENI:
    Do ta dua shumë,
    Është një ëngjëll, i pafaj ai
    Ti s'mundesh ta besosh
    Jeta ime sot, pa këtë fëmijë, nuk mundet të vazhdojë.
    Jo asgjë nga ti, jo asgjë nga ti
    Une nuk po kërkoj. Në jetën tënde shko,
    Do ta dua shumë…


    Lart  
  • 10. “NË JETË” 
    TEKSTI: SOKOL MARSI
    KËNDON: ELHAIDA DANI

    Hëna prapë rrëshkiti përmbi xham
    është natë e bardhë, por ty jo s’të kam…
    Buzët mbeten bosh e dot s’të thanë
    do kthehesh prapë, ta djeg këtë mall…

    Prapë të ndjej
    fryma po më mbahet fjalët nuk i gjej
    orët shkojnë, dita po agon.

    REFRENI:
    E di do vish, si diell në mëngjes
    të kam motiv, ty te kam shpresë
    ëndrrat m’i fik, e dritat m’i ndez
    me ty jetoj… ty të kam jetë
    me ty jetoj , ty te kam shpresë
    ty ty kam diell
    me ty jetoj, më mban në jetë

    Avujt shkrijnë kristalet dalë nga dalë
    dhe emrin tënd formojnë ato mbi xham…
    Prapë të ndjej ,fryma po më mbahet fjalët nuk i gjej
    orët shkojnë, dita po agon.

    ( Më mban ne jet...)

    REFRENI:
    E di do vish, si diell në mëngjes
    të kam motiv, ty te kam shpresë
    ëndrrat m’i fik, e dritat m’i ndez
    me ty jetoj… ty të kam jetë
    me ty jetoj , ty te kam shpresë
    ty ty kam diell
    me ty jetoj , me ty jetoj
    më mban në jetë


    Lart  




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019