Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Per Ty

Sytë më lotojnë dhe drita është shuar,
Dua që të vdes, por zemra më rri zgjuar,
Ku do e gjej forcën të duroj kaq shume,
Pse kjo jetë po m’kthehet në vuajte pa fund.
Më verboi dashuria, dhe asgjë më s’shoh
Në vatrën e brengës, veten dot më se ngroh,
Më jane prerë forcat, asgjë më s’besoj,.
Kjo vetmi e shkretë shpirtin ma robëroj.
Dua të iki larg, në hapësirë,
Dua veç 1-her të marr frymë i lirë,
Dua të largohem, të shkoj në një bot të qetë,
Ku të mos ket intriga, po ëngjëj me fletë.
Nuk dua tu flas, vetëm ti shikoj,
Dua tjetër botë, kësaj më si besoj,
Dua të iki larg, atje ku mund ta shpreh dashurinë
Këtu u zhgënjeva, mbase atje do të jetë më mirë.
Vec dicka o zemra e zemrës sime,.
Ti ishe dhe do mbetesh shënimi i jetës sime

- poezi nga Armela Shoshari


- Poezia u dërgua nga Armela Shoshari -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.4 / Votuan:  7