>
LETERSISHQIP

Une Pavaresia

Mjaft me lyet e me ngjyet,
nusja plak jam ne Ballkan,
m`i shikoni thinjat e bardha,
qe kurora fort m`i mban?

Ate fustan nuserie,
doni te me vishni sot?!
kete fustan si një bore
kam 100 vjet e laj me lot.

Mbani mend lehonë isha,
Ju mekova dashurine,
gjiret me pikonin qumesht,
bijt e pine, djajtë su nginë.

Ju kam pare, u rritet burra,
e perbindesha ju kam pare
si gjarperinj leshonit gjuhet,
vellai flet, helmon vellane.

Me harruat fare mua,
dhe me lat diku menjane,
me zinxhire me lidhet duart,
Klithjde në botën e pa anë…