Dërgo Një Tekst
  Dërgo Një Poezi
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Avni Hadërgjonaj: Më Karakterizon Besimi, Korrektësia Dhe Mbi Të Gjitha Sjellja


Nuk ka akoma asnjë votë


[10-01-2017]
Është piktor dhe këngëtarë. Është artist. Nuk i mungon as stili i veçantë e ndryshe. Avniu së fundi është më produktiv dhe po tregon se pavarësisht tendencave komerciale, arti ende e gjen rrugën e vet. Në këtë intervistë, flet për pikturën, muzikën, stilin, familjen...

Avni ti je kengetar dhe piktor. Ke e do me shume, pikturen apo muziken?
Si të them është piktura qe më frymëzon per këngen, e kur jam me këngën motivohem për pikturën, janë të ndërlidhura njëra me tjetrën dhe s'mund ti ndajë.

Ke edhe stil. Si e perkufizon stilin tend?
Faleminderit për komplimente. Jam shumë i dhënë pbas veshjeve, me pëlqen çjdo gjë që është në trend. Mundohem të shfaqem mirë.

Çka vesh më me qejf?
Më qejf i kam veshjet urbane, por nuk përjashtoj edhe ato glamuroze në raste festash ose evenimentesh.

Vendos shpesh kapele. A ke shumë të tilla?
Kapelat i kam shumë qejf dhe ngado që shkoj nëpër vende si Londra ,Stockholm,Kopenhagen etj, janë gjëja e parë që më bien në sy. E vërtet që kam një numer të madh kapelesh.

Çka mendon se të identifikon si tip?
Jam një natyrë e qetë. Më karakterizon besimi, korrektësia dhe mbi të gjitha sjellja, mendoj.

Pika jote e dobët?
E, kush tjetër mund të jetë veç Lorena, vajza ime, engjëlli im që e dua aq shumë. është pika ime e dobët.

Pak fjalë për familjen?
Familja ime e gjere janë ketu të gjithë në Suedi.
Bashkëshortja ime është Nora, të cilën e falemnderoj që është një person shumë i rëndësishme për mua, gëzoj perkrahjen e saj si në muzikë e edhe ne çdo aspekt tjetër.

Projekti i radhes?
Them se projekti i radhës të jetë një bashkëpunim. Por, se mendoj të nxitohem se në tregun e muzikës ka sot shumë këngëtarë të talentuar, të cilët megjithatë po nguten shpesh në sjelljen e këngëve, pasi ende pa u shjuar mirë njëra, e prezantojnë tjetren. Po mendoj për projekte që janë të destinuara të jetojnë më gjatë se një sezon.
 (Blerand Rexhepi - Teksteshqip.Com)

Dergoi: arsimdiber






teksteshqip.com © 2007 - 2017