TEKSTESHQIP

Bankrot
Kajranfil
Lyrics

Pulëbardhat fluturonin e ne numëronim
Në qiellin e kaltër pika të bardha
Deti valëvitej me valë të lehta
Horizonti mbulonte pamje magjike

M'e lë vetëm si kajranfil
Tash jam vetëm si bylbyl, dhe
S'ka kush t'më nxerrë nga ky ferr
S'ka kush t'më nxerrë nga ky ferr

Aroma e ftonjëve n'balluket e tua
Ngacmonte ndjenjat dal ngadalë
Fjalia çdoherë mbaron me një pikë
Kështu edhe ne mbaruam
Çka?

M'e lë vetëm si kajranfil
Tash jam vetëm si bylbyl
Hodie mihi, cras tibi (latinisht: sot për mua, neser për ty)
Dum spiro spero - në ty (latinisht: derisa të marr frymë shpresoj në ty)

M'e lë vetëm si kajranfil
Tash jam vetëm si bylbyl, dhe
S'ka kush t'më nxerrë nga ky ferr
S'ka kush t'më nxerrë nga ky ferr