TEKSTESHQIP

Bankrot
Rabini (Stuhi Në Gang)
Lyrics

Të skuqur sytë i lodhur je,
vështrimet tërë natën të kanë ndjek, më kanë ndjek.
Dyert kërcasin, dritaret pëlcasin.
Katëror i shkrum që nuk flet shumë, nuk flet shumë.

Tagore ku je?
Eja këndo me ne.
Tagore ku je?
Ty të thëras.
Tagore ku je?
Eja këndo me ne.
Stuhi në Gang.

Lumi rridhte nën eshtra të bardha.
Data nuk është me rëndësi, pa rëndësi.
Fletët shfletohën e netët po ngrohën.
Askush s'e di se ku je ti, a je ti?

Tagore ku je?
Eja këndo me ne.
Tagore ku je?
Ty të thëras.
Tagore ku je?
Eja këndo me ne.
Stuhi në Gang.

Imazh me pluhur ke lën mbas,
një ditë nga zemra do t'bërtas, do të ngas.
Hingëllim kuajsh kaloj kjo jetë,
siq shtegtojnë drejt dimërit retë, dimërit retë.*

Tagore ku je?
Eja këndo me ne.
Tagore ku je?
Ty të thëras.
Tagore ku je?
Eja këndo me ne.
Stuhi në Gang.