>
LETERSISHQIP

Ëndrra Nuk Ndrydhet !

Kur jam në gjumë mos dëgjo ç'them,
Kështjella e ëndrrave mban portën hapur,
Kapmë për dore që të mos bredh,
As me ndonjerën që rastësisht m'ka dashur.

Kokën thinjat e kanë përcëlluar,
Lëngoj fort sikur djallin më sjell,
Kur mi hedh flokët dhe n'ëndërr,
Ç'të kam bërë që aq shumë më ndjell...

Vitet nuk ma shuan djeg'jen,
Kishte mpiks muza dallgë me natë,
Si një borzilok i nëpërkëmbur,
Të gjallë e mbajte pa ndonjë inatë...

Ëndrra e qetë lëviz në kështjella,
Lajkatare por pak plurosur,
Nuk u shua që nuk u shua,
Ai kandil i sheqerosur...!!
08.04.2020