>
LETERSISHQIP

Era E Prillit

Era vibron në prehërin tënd prill,
një tingull të ri që shkon deri në qiell,
po shpërthen arkat e thella të kumbimit,
kundërmon tinguj blu në valën e blerimit...

Fatin në blerim gjithmonë kam kërkuar,
nën trysninë e rrymave gjendem i lëshuar,
që lutjet e mia të kërcasin gjer tek retë,
ti moj era e prillit mi bëj blu rrufetë..!

Që unë të vërvitem me dehje të plotë,
të pjalmoj poret e shpirtit që mos më derdhin lot,
alergjitë me gulçime që më turbullojnë sytë,
lëviz moj erë e prillit, lëviz na përcill dritë..

Magma e penës tënde ndjen lëkundje fantazish,
nën muzën tënde lëvrojnë dashuritë.
ashtu të shpërthyer moj erë t'i mua më mbaj,
veç lotët e shpirtit vështirë të mi thaj...

Ma ndez at copë dielli në duart e mia,
ngjeshur e trashur prej epshit për ty
natën kredhur nën qiellin e ndezur yjet si qirinj,
me shpirtin e ndrydhur po hapem bashkë me gjethet e rinj..!!

Vjen era e prillit si dëshirë e parfumosur,
mbi gjashtëdhjetat më mba nën sqetull mua,
një copë qiell të kaltër ende të pasosur,
gjendet tek unë dhe kurrë nuk u shua..!!
Peshkopi, më, 21.03.2021