>
LETERSISHQIP

Vetrmia

Vajtimi i qyqes së vetmuar,
është britmë e shenjt e shpirit tim,
nëpër pyllnajën e shkretuar,
përhap trishtim, përhap trishtim..

Për një betim që ke harruar,
spo të bindet më i yti zë,
Se zemra me at zjarr që të pat përvluar,
sdo rrahi më, sdo rrahi më...

Veç këngë kohë që vijoi,
pse u gënjy ky shpirt i mjerë,
braktisjen jeta më rezervoi,
si shumë të tjerë, ah të tjerë..

Mbi shkulm të jetës gjithçka është ngritur,
loti i gëzimit edhe morti në vatër,
e vetme mbetesh dhe e përndritur,
në shpirtin, në shpirtin tim të pastër...

- Shkruar në vitin 1980.  E gjeta rastësisht në një bllok shënimesh.