Më mbaj mend (për 1 muaj)

Bedri Halimi
  • Vendlindja:
  • Kuk 
  • Mosha:
  • 57 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 5 Mars 1963
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♓ Peshqit
Nuk ka akoma asnjë votë

Bedri Halimi është shkrimtar i njohur. Bedri Halimi u lind në fshatin Kuk të trevës së Opojës (komuna e Sharrit). Ish i burgosur politik. Ka kryer fakultetin e Bujqesise. Ka shkruar punime të shumta kulturore, letrare e shkencore, të botuara në revista të ndryshme të hapësirave shqiptare. Deri tash ka botuar disa libra letrar, publicistikë e shkencorë, si:
1. Ditar Dardanie (1992) – poezi për të rritur, botim i klubit letrar “Luigj Gurakuqi”;
2. Plagë shpirti (1995) – poezi për të rritur, nga klubi letrar “Luigj Gurakuqi”;
3. Cubat fshehin Hënën (1999) – poezi për të rritur, nga gazeta “Rilindja”;
4. Kafshët e botës sime (2001) – poezi për fëmijë, nga “Rilindja” – Prishtinë;
5. Qëndresa kombëtare në Opojë dhe dëshmorët e saj (2002) – libër historik, klubi letrar “Luigj Gurakuqi”;
6. Përgatiti për botim librin “Haxhi Ymer Prizreni” (2006), revista “Sharri”;
7. Pemët, perimet dhe drithërat në mjekësinë popullore (2009) – libër shkencor, Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor – Prishtinë;
8. Kënga e lumit, (2009) – poezi, Shoqata Kulturore Ymer Prizreni;
9. Karnevalet e djajve, 2013 – poezi, Shoqata Kulturore Ymer Prizreni;
10. Dëshmorët e Opojës, 2014, monografi, Shoqata Kulturore Ymer Prizreni;
11. Përgatiti për botim librin monogrfik: OPOJA – Aspekti historik, 2016, Shoqata Kulturore Ymer Prizreni;
12. Haxhi Ymer Prizreni – figurë e shquar e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, 2017, Shoqata Kulturore Ymer Prizreni;
13. Panoramë Opojane, poezi për fëmijë, SHB “Fidani”, 2017, Prizren;
14. Përgatiti për botim librin monografik: OPOJA – Aspekti folklorik, 2017, Shoqata Kulturore Ymer Prizreni;
15. Ecje nëpër furtunë, roman, 2017, Shoqata Kulturore Ymer Prizreni;
16. Përgatiti për botim librin monografik: OPOJA – Aspekti gjuhësor, 2018, Shoqata Kulturore Ymer Prizreni.
17. Përgatiti për botim librin monografik: OPOJA – Aspekti etnologjik, 2019, Shoqata Kulturore Ymer Prizreni.
Ka shkruar një varg skenarësh disa nga të cilët janë bërë fila dokumantar si: Dëshmorët e Opojes; Ymer Prizreni, etj., të realizuara nga Shoqta Kulturore Ymer Prizreni, dhe të transmetuara edhe në televizione të ndryshme sin ë RTK etj.
Që nga viti 1991 drejton dhe boton revistën për kulturë, art e shkencë “Sharri”.

» Dërgo Korrigjime »

» Poezitë »

Komente

Asnjë Koment

Profili

Facebook

Shto profile

të tjera



Komente mbi këtë artist