TEKSTESHQIP

Besnik Nurkollari
Eshte Nje Vend
Lyrics

Është një vend, një vend i vjetër
Shqipja ku folen' ndërton
Ku ranë sulltan e mbretër
Robëri askush s'duron.

Eshtë një komb, një komb i lashtë
Që ka dhënë trima bujarë
E t'luftohet kur është dasht'
S'janë trembur dot' kanë qenë pishtarë.

Eshtë një gjuhë, gjuhë shekullore
Gjenerata i ka përcjellë
Në humbje e fitore
Në ne guxim ka mbjell.

Eshtë një nënë që vuajti shumë
Neve për t'na falur dritë
Shpesh pa ngrën' e lodhur pa gjumë
Derisa agoi kjo ditë.

Eshtë një komb, një komb i lashtë
Që ka dhënë trima bujarë
E t'luftohet kur është dasht'
S'janë trembur dot' kanë qenë pishtarë.