TEKSTESHQIP

Besnik Nurkollari
Pergjithmone Vetem
Lyrics

Erdhi koha për t'u ndarë
Për ne të dy s'ka lumturi
Dashuria është si zjarr
Ku u tretem unë dhe ti

Kur dëgjoj un' këngën tonë
Në syt' e mi gjithnji rrjedh lot'
Për ata sy që m'shikonin
E më rrënkonin me pikëllim

Ref.: Pse po më le përgjithmonë vetëm
A s'po të dhimbsem unë pak
Un' nuk kam pritur kët' prej teje
Kam pas besim t'plot' ndaj teje

Pse po më le përgjithmonë vetëm
Ti e din se sa të du
Ti me je e vetmja shpresë
Që e pata un n'kët' jet'

Nuk mundem të prehem i qetë
Asnjë or' të vetme asnjë cast
Hija jote m'del përpara
Dhe un' nuk di nga t'ja mbaj

Sonte s'guxoj t'i mbyll syt'
E kaluara mua më vjen pranë
Qënja në kët' dhomë pa ty
Si një mister tani më ngjan.

Ref.: Pse po më le përgjithmonë vetëm
A s'po të dhimbsem unë pak
Un' nuk kam pritur kët' prej teje
Kam pas besim t'plot' ndaj teje

Pse po më le përgjithmonë vetëm
Ti e din se sa të du
Ti me je e vetmja shpresë
Që e pata un n'kët' jet'.