>
BIOSHQIP

Big Basta: Flori është I Mirë Në Muzikë, Por Jo Në Jetën Reale

02-02-2013
Emrin e tij e hasim shpesh në faqet e shtypit rozë. Herë për këngë të reja, herë për çmime në festivale, herë për bashkëpunime të nisura, herë për ndërprerjen e këtyre të
fundit, e herë për historitë e dashurisë…Do të lexojmë për të edhe sot, veçse në ndryshim nga e shkuara, ai ka vendosur të flasë vetë. Big Basta, reperi tirons rrëfen për lexuesit e “Bluetooth” të rejat në jetën e tij, miqësitë e prishura dhe dashurinë e madhe që mban emrin Vesa Luma.

Big-u me çfarë po merresh këto kohë?
Këto kohë përveç vënies në funksionim të studios “042 ZONE”, po merrem edhe me incizime të këngëve të mia të reja, të cilat do të jenë pjesë e një Mixtape (përmbledhje e këngëve në gjuhën e hip
hop-it), si dhe po punoj për albumin e Vesa Lumës, që besoj do të dalë nga vera e këtij viti. Sakaq, po vazhdoj me atë pasionin tim për të suportuar sa më shumë talente të rinj. Ndryshimet e kohëve të fundit në menaxhimin tim më kanë dhënë më tepër mundësi për t’i suportuar të rinjtë.
Meqë jemi këtu, pse u shkëpute nga “Big City Studio’s”? Çfarë ndodhi?
Në të gjithë botën ndodh rotacioni, e natyrisht edhe ne si pjesë e kësaj bote bëhemi pjesë e këtij rotacioni. Kjo nga ana teorike, ndërsa praktikisht mund të them se ne si njerëz me ndjenja, emocione – për më tepër kur kemi statusin ‘artist’ – çfarëdolloj rrethane që vinte si shtypëse ndaj karakterit tim, imazhit tim, shndërrohej në një arsye për ndryshim. Po nuk ndryshoi vetëm menaxhimi, ishin shumë gjëra që ndryshuan në jetën time menjëherë. Vjet realizova një ëndërr timen, publikova atë që për mua është albumi i parë, – megjithëse i dyti në radhë – për nga cilësia unë e quaj të parin. Ndryshoi ndërkaq familja ime, u shtuam në numër. Statusi im privat pati gjithashtu një ndryshim. Edhe shoqëria ndryshoi. Ndryshuan shumë gjëra, po duke u kthyer tek pyetja, mund të them se menaxhimi jo i mirë që iu bë albumit pas publikimit, i vuri vulën ndërprerjes së bashkëpunimit dhe bëri që unë të jem sot me “042 ZONE”.
Shumë nga bashkëpunimet e tua janë ndërprerë. Kush e ka fajin për këtë?

Bashkëpunimet në ç’sens?!
Ke pasur një bashkëpunim me “West Side
Family”, që nuk shkoi siç duhet. Ke pasur një bashkëpunim tjetër më Florin, që
gjithashtu u ndërpre. Ndërkohë së fundmi u prish edhe bashkëpunimi me “Big City
Studio’s”…
Tani që po flasim, unë jam 26 vjeç dhe të gjitha këto
bashkëpunime që ti përmende kanë ndodhur në një hark kohor nga mosha prej 8
vitesh, që nga mosha 18-vjeçare deri tani. Megjithëse shija me të cilën jam
ndarë nga këto bashkëpunime ka qenë shumë e hidhur, nuk jam penduar për asnjë
vendim që kam marrë sepse prej tyre jam bërë më i fortë. Më kanë bërë të dalloj
njerëzit, në të mirë dhe të këqij…
Nëse të pyes sot për çunat e
“West Side Family”, çfarë më thua?
Për ta kam absolutisht një
mendim shumë të mirë. Ata janë pjesë e historisë së muzikës shqiptare, duam apo
nuk duam ne. Ky është një fakt.
Flori Mumajesi?! E dëgjon sot
muzikën e tij?
Unë dëgjoj më tepër muzikë të huaj. Nuk është se dua
të tregohem modest, por rryma ime është më e lëvruar jashtë. Nuk di çfarë të
them për të. E kam lexuar edhe intervistën e Florit në “Bluetooth”, ku ai e
kishte lënë ‘flat’ përgjigjen për mua. Edhe unë kështu do ta lë përgjigjen për
të. Gjithsesi për mendimin tim është ndryshe në punë, është ndryshe në jetën
reale.
Si është në punë?
Në punë më pëlqen mënyra se si
ai e menaxhon veten e vet. Dihet që ai është i talentuar dhe më pëlqen taktika
që ndjek për të menaxhuar këngëtarët që e rrethojnë… Kurse në jetën reale
është krejt e kundërta e kësaj.
Si është në jetën reale?

Menaxhimi që i bën vetes në ‘real life’ nuk është i duhuri. Po fundja kush
jam unë që ta gjykoj?!
A flet sot me Jonida Maliqin, se kam dëgjuar
që ka pasur një krisje në bashkëpunimin tuaj?
Unë kam një shije
shumë të mirë nga të gjitha bashkëpunimet që kam pasur me Jonida Maliqin.

Në albumin tuaj keni një këngë me Jonidën, të cilën thatë se do ta
bënit edhe klip? Pse nuk u bë?
Është e vërtet që ka pasur një duet
në album, siç është e vërtetë që unë kam punuar edhe këngë të tjera për Jonidën.
Do doja shumë që ky bashkëpunim të vazhdonte, gjithsesi për momentin unë kam
planet që ju tregova. Por patjetër që Jonida Maliqi e ka gjithmonë derën e hapur
në rrethin tim.
Cila është këngëtarja jote e preferuar
Bigu?
Jo vetëm ngaqë e kam afër, por vërtet më pëlqen shumë mënyra
se si e menaxhon veten dhe imazhi që ka krijuar Vesa Luma. Nuk është rastësi që
unë e dashuroj atë femër. Është një vajzë me karakter shumë të fortë. Ka
vullnetin dhe talentin e duhur dhe është njësoj sikur të shoh pasqyrimin tim tek
ajo.
Mbetemi tek Vesa… Patëm një propozim për martesë në kullën
“Eiffel”. A u shkëmbyen nishanet, a u takuan familjet? Na trego
gjithçka.
Çfarë u mor vesh, u mor vesh. Familjet normalisht janë
takuar me njëra-tjetrën, por nuk kemi bërë shkëmbime nishanesh siç tradita e do.

Kur do ta kemi martesën?
Është ende shpejt për të folur
për këtë.
D.m.th në 2013-ën, nuk kemi dasmë?
Duke patur
parasysh se si e kemi ndërtuar ne marrëdhënien tonë, mos prisni që t’ua tregojmë
me gojën tonë datën e dasmës.
Jeni zhvendosur përfundimisht në
Tiranë kam mësuar…
Po, ne kemi nisur lumturisht të dashuruar
bashkëjetesën.
Si është Vesa si ‘zonjë shtëpie’? A di të gatuajë
ajo?
Në radhë të parë është femër. Patjetër që di të gatuajë. Vesa
është rritur në një familje shumë të respektuar në Prishtinë, pavarësisht
ulje-ngritjeve në jetë, më pëlqen shumë mënyra se si janë mësuar. Ato janë tre
motra shumë të forta, shumë të afta dhe të zonja. Nëna e saj është heroinë dhe
mua më vjen jashtëzakonisht mirë.
Cili është gatimi yt i
preferuar?
Më pëlqen gjithçka nga dora e saj. Jemi më tepër çift
eksperimental, po gjithsesi ajo është një amvisë e përsosur.
Ti e
ndihmon?
Patjetër.
Kush qeveris në shtëpinë
tuaj?
Nuk i kemi të ndara. Mashkulli është koka, femra është
shtylla kurrizore. Të dy nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin.
Ndonjë
këngë tjetër me Vesën?
Siç e thashë me Vesën po punojmë albumin, i
cili do të jetë i gjithi nën produksionin e “042 ZONE”. Ky është bashkëpunimi
ynë i parë, kaq kompleks. Vesa po mundohet të tregojë një pjesë tjetër të vetën,
që do t’ia krijojnë karakterin e albumit në pop dhe rnb. Shpresoj të jetë një
nga albumet e para që ka vetëm një karakter.
Edicioni i sivjetshëm i
“Kënga Magjike” nuk ta dha kënaqësinë e finales…A mbete i zhgënjyer?

Nuk ka lidhje, sepse Bigu është në konkurrim edhe si interpretues, edhe si
tekstshkrues, edhe si producent dhe në të tre rastet më beso, nuk dua të jem si
dikush tjetër që kërkon shumë shumë. Unë kënaqem me aq sa kam dhe në “Kënga
Magjike”, sidomos si tekstshkrues unë dola jashtëzakonisht i suksesshëm. Për mua
kaq mjafton, sepse ai është një festival shumë i madh. Emri im është aty dhe
është perfekt. Pastaj kënga nuk është se nuk u vlerësua apo nuk u pëlqye, unë
benefitet e saj po i marr edhe sot e kësaj dite.
Kënga në fakt u
përfol si e vjedhur. Një djalë me emrin Mario të akuzonte se ia kishe marrë pa
leje atë krijim. Cila është e vërteta?
Uroj që jo vetëm ai djalë,
por edhe shumë të tjerë që janë në hapat e parë të një karriere të gabuar, të
bëjnë kthesë. Nuk e di se si ndihen ata në darkë përpara se të flenë, por jam i
sigurt që e dinë se i kanë marrë diçka Bigut. Uroj të vijë një ditë që këtë
gabim ta thonë edhe me zë të lartë. Gjithsesi mua nuk është se më bëhet shumë
vonë, dua të them vetëm që nuk ka pasur asnjë lloj ndikimi tek “Kënga Magjike”
kjo gjë. Ata që e njohin Big Bastën, e dinë që asgjë nga ato që është thënë nuk
është e vërtet.
Si është marrëdhënia që ke ti sot me Samanta
Karavellën?
Unë sot flas me të gjithë.
A ka ndonjë
personazh në show biz me të cilin nuk flet?
Janë disa personazhe me
të cilët unë i kam krisur marrëdhëniet, por kjo ka ardhur për shkak të jetës
reale, jo për shkak të biznesit.
Kur do ta shohim klipin tënd të
ri?
Klipi im i ri do të dalë në ditët e para të shkurtit dhe këtë
herë do të sjell diçka ndryshe.
Çfarë fabule ka kënga?

Kënga e parë do të flasë për mbesën time, e cila ka vetëm disa ditë që ka
ardhur në jetë. Ishte hera e parë që unë u bëra dajë dhe kjo më shërbeu si
frymëzim. Ndërsa kënga e dytë do të jetë për të inauguruar studion “042 ZONE”.

Kjo këngë do të flasë për…
Për Tiranën, është
prefiksi ynë ‘042’.
A do të ketë më këngë për ish-bashkëpunëtorët e
tu?
Patjetër edhe shumë shpejt. Do të nxjerr versionin e dytë të
këngës “Big Basta” dhe do t’i them të gjitha të vërtetat.
Ndonjë të
vërtetë do të thuash për ne?
I thashë të gjitha të vërtetat brenda
kësaj interviste.
(Eraldo Rexho Bluetooth)

Big Basta: Flori është I Mirë Në Muzikë, Por Jo Në Jetën Reale