A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Revista ”forbes” I Kushton Një Artikull Bleona Qeretit


Choose star rating

Rating:  4.7 / Votes cast:  3
[02-02-2016]
Një nga revistat e njohura amerikane "Forbes" i ka kushtuar një artikull sot këngëtares shqiptare Bleona Qereti për arritjet dhe suksesin e saj në Amerikë.

Në artikull citohet se Bleona ka arritur çdo gjë me forcat e veta dhe se po bën të pamundurën që të depërtojë në Amerikë.

Më tutje në artikullin e “Forbes” thuhet se, “Bleona, që ka realizuar tetë albume, për të cilët ka thënë se ka shitur rreth 1.5 milion kopje, ka fituar disa çmime të rëndësishme muzikore gjatë karrierës së saj, ndërsa është paraqitur edhe në ballinat e mbi 35 revistave të rëndësishme botërore, si dhe ka performuar për miliona fansa në mbarë botën”.
 (B.A/Teksteshqip.Com)





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019