TEKSTESHQIP

Bredo
Tingujt E Zemrës
Lyrics

Edhe një pas orës gjashtë
Kur zemrat rrahin si këmbana
Kur zogjtë gjejnë qetësi dhe fluturojnë lart
Kafen kërkon trupi e mendoj avash x2

Zjarr! Eh...ku mbaj mënd
Nuk rri dy herë në të njëjtin vënd
Vërtetë m'pelqen të shoh, por s'kam kohë
Mendja më shkon të gjej numrin tënd

Oh! Sa m'pëlqen idea
Flirtin kam për zemër kur ti vesh rrobat e reja
Surreal,perëndimi i diellit, prapë nuk shuhet shpresa
Si avatar me hark pa vetëdije më rreh zemra

Prit pak, tak-fak, s'jemi Kolumbi
Do bëj ç'mos, ta kuptosh dhe ti
Versaçe,cigare,dritat..kseno in
Shkojnë lart mbi re,trëndafila kënaqësi

Magjia e çdo mbrëmjeje në praninë tënde
Suksesi i thjeshtësisë, dy rrahje të një zëmre
Prekja e lumturisë dhe yjet kane zili
Te lidhur me shpirt gjithmonë ne pafundësi

Gjakatare luftëtare o mjalti i kësaj ëndrre
Kujtimet e mia ndjekin buzëqeshjen tënde
Dorën zgjat drejt qiellit perjetësinë ta fal
Martir i lirë ndaj vesit, i shpirtit që shpresë ngjall

Ti vet e dhe fjalën,unë gjeta melodinë
Nuk pati diferenca,nuk kishte dyshim
Ti ngjitesh mbi nota e brishtë si një përshkrim
Ne fjalën tënde digjem dhe digjem pa pushim

E dëgjon këtë melodi
E pranon këtë dashuri
Dashurinë me tingujt që s'i ka njeri
I ke vec ti,vec unë dhe ti
Vec ne të dy
Unë dhe ti x2

S'dua të të lëndoj,s'ma lejon ndërgjegjia
Je zjarri im i ëmbël,prej teje gabimet ndreqa
Kujtimet ne fshehtësi dhe ndjenja shumë të fshehta
Belbezojmë si femijë,nga ethe të sinqerta

Dallgë,dhe pika loti në harresë të thellë
Kur zeri jot plot jetë shpresë tek unë sjell
Pendimet marrin jetë,vallëzojnë në realitet
Në shpresën e rilindur në ëndrrën e vërtetë..

DËRGOI: