TEKSTESHQIP

Bredo
Jemi Baraz
Lyrics

Së pari,nuk jam vonë,por i lartë si shkëmbi i shqipes
s'harroj praninë e gjarprit,të letrës nga ti qesh
s'mund të shtoj shumë fjalë,i vogël biri i Niçes
s'të njoh shumë gjatë në jetë por shok do të më kesh

Vrapo se erdhën lacot,ata që lozën kartën
besoj se ka t'vërteta,se ndryshe s'ke pse qan
mikro-Micra full time,and police f**k you Batman
si action Hollivudi,dhe as veten s'panë

Dy hapa,3 suksese,7 filma vrimë ne gjoks
e katërt shkallë në këmbë,të bën boss të lindur
mos shiko nga yjet,por shekullin vendos
të jesh ti millenium,te jesh burrë i arritur

Pavarësisht syve tanë,të mijëve sy
që ndjekin,arkivojnë,ngjyrën e hijes
sy që flasin,vdesin,të gjallë në kry
në sy e në kry,kanë ngjyrën e hiles

Kënga e mëngjesit,percillet nga burri
shok,makina,motër,kënga e hidhur
bari mat në kokë,kapele prej qivuri
lotë nga gazi, -die bi**h!!!
tym,men i stolisur

Jepe dorën living, 7 kopsa shënon fjala
baron i vrarë në shpirt,hije plus një hije
nuk falet vetëm zemra,të pashë,tani je çala
ëndërrova pranga,këngë kënduar vije

Kjo eshtër flet si...
-dua të them...
-prit se ë nxore baraz!
shko në mirëbesim,shumohu besa-besë
kush do vetveten,kush jep dorën qartas
në gjumë nuk flet i lodhur,vdekjen bën te vdesë

Kush ta gjeti ëndrrën,pret arsyen "b...ir-as"
kërkon djall si djalli,zonjën nget në qorr
show my room,flet për çart,sdi as a të shitkërkan
në vete pret si mbret,i marrë,zorin me zor

Shikim i programuar prej fjalës,i ngrirë
pa shpresë,ne botë i vetëm, skllavi i krenarisë
i fshehur prej hijes,i gjallë në errësirë
si skllav i maskuar,psikozë e robërisë

Sa qielli është dhe rruga,kur jeta ty të sheh
gjithmonë ta mposhtësh frikën,të mbash krahun e duhur
se pranë nuk ka dyshime,dhe veten më nuk njeh
por njih dheun e nënës,jeto shpresën e humbur

DËRGOI: