>
BIOSHQIP
Biografia
Quhet Bruna Smulja, por në fakt do të evidentohet me emrin artistik, thjesht BRUNA. Një vajzë e re që për çdo ditë i ngjit me këmbngulje shkallët e profesionit të këngëtares. Talenti i saj u zbulua rasësisht, por ajo mbas këtij momenti ansjehrë s’ju nda këngës. Në shoqëri është e sinqertë dhe dashuria për të është një ndjejnë e bukur që duhet të respektohet. Dikur modele, sot këngëtare, Bruna është një vajzë me shumë synime dhe objektiva. Ëndrrat e saj kanë qenë të pafundme por sot, falë punës janë kthyer në realitet.

Më datë 3 Maj 2012, Bruna publikon videoklipin "I Love You Baby", në bashkëpunim me Marseli & Dafi Derti.

Më datë 28 Maj 2013, Bruna publikon videoklipin "Single Lady", në bashkëpunim me Valton Krasniqi.

Më datë 16 Korrik 2013, Bruna publikon videoklipin "Nuk Dua Te Te Shoh".

Më datë 7 Gusht 2014, Bruna publikon videoklipin "Lol".

Më datë 6 Tetor 2014, Bruna publikon videoklipin "Me Fatin Mos Luj".

Më datë 20 Janar 2016, Bruna publikon videoklipin "Fluturoja". Videoklipi u prodhua nga Swart Production.

Në Dhjetor 2017, Bruna merr pjesë në Shkodra Fest 3 me këngën "Special Lady".

Më datë 26 Maj 2018, Anakonda & Bruna publikojnë videoklipin "Come To Me". Muzika e këngës u punua nga Dr.Nice, teksti u shkrua nga Anakonda, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dr.Nice.

Më datë 6 Qershor 2018, Bruna publikon videoklipin "S'me Doje", në bashkëpunim me Ana Tahiri. Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Petro Xhori, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dj Jojo.

Më datë 19 Janar 2021, B2N & Bruna publikojnë videoklipin "Vajza Pa Martue". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga B2N.
KATEGORI: