TEKSTESHQIP

Buran Balla
Ret E Zeza
Lyrics

O po i bjen era mor o ret e zeza
Vin o prej malit mor o breza breza
ç'na ka shkelun o hasmi o te dera
Dridhen malet jo nuk tunden kullat
N'log t'burrnis o mor po maten burrat
Se lëshojm pëllabën o pa i ndrue kësulat

Ooo çoi korabi o gur e shkrepa
Po i knon trimi o kangët e veta o hoo
Kan dal shqipet o nëpër shkrepa o nëpër shkrepa
Kadal hasëm se ktu ka burra o
Na knojn pushkët o nëpër kulla o hoo
Ta shtrojm vendin o pëllamb me plumba
Mor pëllamb me plumba

Miku i shpis o more la konakun
Dhandrri i ri o po kapi o bajrakun
Nusja e re o po e hoq duvakun
Plaka n'votër more e thej furkën
Fmija i djepit more kërkon pushkën
Grat n'llogore mor po pjekin bukën

Ooo bini trima o të mejdanit o
Hiqni sumllat e xhamadnit o hoo
Me mbush futën o të dibranit o të dibranit
Me gjoks flakën t'ja shuajm topit o
Jemi gjaku i Kastriotit o hoo
Lem e rrit o në kull o t'barotit
O në kull të barotit.

DËRGOI: