Tema: Poezi Për 8 Marsin
Tetë Marsi
Shumë lule të freskëta,
Mbledhur në buqetë,
Nënave të dashura,
Ua dhurojmë ne vetë.
Tetë Marsin duke uruar,
Me dashurinë tonë,
Të qeshura të gëzuara,
I duam gjithmonë.
Një lule një dhuratë,
Nga zemra na buron,
Për jetë sa më të gjatë,
Çdo fëmijë sot uron.
Gëzuar pra,nëna,
Me shumë dashuri,
Si marsi i bukur,
Gjithmonë paçi freski.
- Poezi nga Burhan Skikuli
- U dërgua nga arsimdiber -
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Burhan Skikuli
Komente 3