>
BIOSHQIP
Biografia
Nis karrierën si baterist në orkestrën e mirënjohur "Modul", ku ndërkohë ka krijuar dhe tekstet e këngëve. Si këngëtar, Burimin e shijojmë që nga viti 2007, ku nga ky vit ka arritur sukses të madh, duke shpalosur vlerat e tij të pashuara. Ka të realizuar dy albume të kënduar live, por ajo që bie në sy më shumë, është hiti "Këndoma këngën sa t'jam gjallë", bashkëpunim me të madhin Ismet Peja, iniciativë e marë nga vetë Burimi. Burimi është i martuar me Drita Gashin dhe ka tre fëmijë, Elën, Malin dhe Lisin.

Jeton dhe vepron në Prishtinë, për t'ju sjellur adhuruesve projekte të reja.

Më datë 12 Qershor 2010, Ismet Peja & Burim Mehmeti publikojnë videoklipin "Knoma Kengen Sa T`jam Gjalle". Muzika e këngës u punua nga Besim Bunjaku, teksti u shkrua nga Besim Bunjaku.

Më datë 3 Janar 2017, Burim Mehmeti publikon videoklipin "Ishalla S'je Martu".

Më datë 25 Tetor 2019, Burim Mehmeti publikon videoklipin "Amanet".

Më datë 8 Prill 2022, Burim Mehmeti publikon videoklipin "Kthesa Kthesa". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Besim Bunjaku, ndërsa orkestrimi u realizua nga Nexhi Vuniqi. Videoklipi u prodhua nga kompania Labia.
DËRGOI:

KATEGORI: