A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Cricket
Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  6
Music genres: Dance

Cricket is a popular songwriter, DJ and producer. Donat Prelvukaj, i njohur për publikun si Cricket, është një prej producentëve më të pëlqyer shqiptar. Ai merret me krijimin e videove të ndryshme muzikore prej disa viteve, ndërsa studio “Cricket Music” është studioja ku përveç shërbimeve teknike si incizimet, miksimet dhe masterizimet e këngëve, ofron edhe shërbime për pjesën kreative në krijimin e këngëve. Ndër artistët që punojnë me të janë: Tayna, Ylli Limani, Samanta Karavella, Elinel, Lyrical Son, Capital T, Majk.

Më datë 28 Dhjetor 2018, Cricket & Yll Limani publikojnë videoklipin "Friday Night".

Prodhuesi i shumë hiteve në tregun tonë muzikor, së fundmi ka sjell remiksin e këngës “Ende e dua”, të artistes së mirënjohur, Shyhrete Behluli. “Kthema kohën” mban titullin ripërpunimi i kësaj kënge, të cilën Cricket e sjell në bashkëpunim me Numen, të shoqëruar edhe me një video.

Më datë 15 Qershor 2019, Tayna & Cricket publikojnë videoklipin "Caliente". Muzika e këngës u punua nga Cricket, teksti u shkrua nga Tayna, ndërsa produksioni audio u realizua nga Cricket. Kënga ka tematikë dashurie dhe është vizualizuar edhe me një klip mjaft veror. Xhirimet janë kryer në disa lokacione në Mal të Zi, gjersa i janë besuar produksionit kosovar, Entermedia.

» Edit Bio »

» Song Lyrics »

Instagram

Account

Youtube

Channel

Add New

Official Profiles




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019